20 Maj – Dita Botërore e Metrologjisë

Data 20 maj shënon Ditën Botërore të Metrologjisë
maj 19, 2020
Trajnimin me teme ”Konformiteti i parapaketimeve me kerkesat metrologjike”
qershor 17, 2021

20 maj 2021

Matjet për Shëndetin është tema për Ditën Botërore të Metrologjisë për vitin 2021.

Zgjedhja e kësaj teme synon rritjen e ndërgjegjësimit për rolin e rëndësishëm që kanë matjet për shëndetin, si rrjedhojë edhe për mirëqenien e të gjithë njerëzve.

Në kontekst më të gjerë, metrologjia, shkenca e matjes, luan rol thelbësor në inovacion dhe zbulimet shkencore, në industrinë e prodhimit dhe tregtinë ndërkombëtare, në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe në mbrojtjen e mjedisit mbarëbotëror.

Nënshkrimi i Konventës së Metrit nga 17 kombe më 20 Maj 1875, shënon këtë datë zyrtare për kremtimin e Ditës Botërore të Metrologjisë. Konventa shtroi rrugën për bashkëpunim në shkencën e matjes dhe në hapësirat ku ajo gjen zbatim, si në: industri, tregi apo shoqëri. Qëllimi kryesor i Konventës së Metrit – uniformiteti mbarëbotëror i matjeve – mbetet po aq i rëndësishëm në ditët e sotme sa edhe në vitin 1875.

Shpërndani në rrjete sociale: