15–17 Dhjetor 2025, Winter School & International Conference

Janar – Nëntor 2025, verifikuar/kalibruar 41,391 instrumente matëse
dhjetor 15, 2025

📍 Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, në bashkëpunim me Departamentin e Fizikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës dhe partnerë akademikë ndërkombëtarë,
në datat 15–17 Dhjetor 2025,
organizojmë Winter School & International Conference me temë:

✨“Measurement, Modelling and Data Science in Research Innovation”✨

Ky bashkëpunim multidisiplinor synon të krijojë një platformë shkencore ndërkombëtare për shkëmbim idesh, modelim, standarde matjeje dhe rolin e tyre në inovacionin kërkimor.

Në këtë konferencë marrin pjesë profesorë nga Rumania, SHBA, Greqia, Franca dhe Shqipëria, duke ofruar leksione dhe sesione pune në fusha si:

• Matjet dhe verifikimi shkencor
• Data science dhe modelimi
• Algoritme dhe procese natyrore
• Metrologji dhe standardizim
• Instrumente, legjislacion dhe zhvillime teknologjike

Ky është një hap i rëndësishëm për vendosjen e metrologjisë si pjesë e padiskutueshme e inovacionit dhe shkencës së të dhënave, duke theksuar se ajo është baza e besimit në ekonomi, siguri, tregti dhe zhvillim teknologjik💡

View this post on Instagram

A post shared by Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë 🇦🇱 (@dpm.gov.al)

Shpërndani në rrjete sociale: