A përdorni instrumente matëse në veprimtarinë tuaj❓

DPM në shërbim kudo😊
shtator 26, 2025
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ka filluar punën për kryerjen e procesit të inventarizimit të instrumenteve matës ligjërisht të kontrolluar
shtator 26, 2025

Mos harroni verifikimin pasardhës❗️

Instrumentet matëse ligjërisht të kontrolluara nuk mjafton të jenë të sakta vetëm në fillim – ato duhet të verifikohen periodikisht gjatë përdorimit të tyre!

Sipas nenit 25 të Ligjit “Për Metrologjinë”:

🔹 Verifikimi pasardhës përfshin verifikimin periodik të rregullt dhe atë jashtë radhe, nëse është e nevojshme

🔹 Përdoruesi është përgjegjës për t’u siguruar që instrumenti i tij matës verifikohet në kohën e duhur

🔹 Afatet e verifikimit varen nga lloji i instrumentit dhe janë të përcaktuara me Urdhër të Ministrit përgjegjës për ekonominë

🔹 Nëse një instrument nuk ka kaluar verifikimin fillestar, ai nuk mund të verifikohet periodikisht

🔹 Përdorimi i një instrumenti të paverifikuar përbën shkelje ligjore❗️

☝️Për të garantuar matje të sakta dhe për të shmangur penalitetet, verifikoni rregullisht instrumentet tuaja!

Kontaktoni: info@dpm.gov.al

View this post on Instagram

A post shared by Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë 🇦🇱 (@dpm.gov.al)

Shpërndani në rrjete sociale: