Në kuadër të bashkëpunimit midis Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe Institutit Gjerman “Physikalisch-Technische Bundesanstalt” (PTB), në datat 23-24 Nëntor 2016, pranë ambjenteve të DPM-së u zhvillua Aktiviteti Trajnues me temë: “Përcaktimi i pasigurisë në matje sipas metodës GUM”. Lektore e këtij trajnimi ishte Znj. Majlinda Hoxha, eksperte e jashtme e metrologjisë dhe pjesëmarrës ishin specialistë të Drejtorisë së Metrologjisë Shkencore dhe Industriale të DPM-së.
Trajnimi u orientua në matjet elektrike dhe termometrisë i shoqëruar me seanca teorike, praktike dhe diskutime me pjesëmarrësit. Në fund të trajnimit për specialistët u shpërndanë certifikata pjesëmarrje.
Trajnimi është pjesë e planit të aktiviteteve që do të zhvillohen në kuadër të një projekti të mundshëm bilateral afat gjatë me temë: “Proposed bilateral support – metrology”, në ndihmë të zhvillimit të mëtejshëm të metrologjisë shqiptare