Dita Botërore e Metrologjisë festohet më 20 Maj çdo vit, duke njohur kështu kontributin e të gjithë njerëzve që punojnë në organizata dhe institute ndërqeveritare dhe kombëtare të metrologjisë gjatë gjithë vitit.
Kjo temë u zgjodh për sfidat në rritje të ndryshimeve klimatike dhe shpërndarjes globale të ushqimit në një botë ku popullsia e së cilës arriti në 8 miliardë në fund të vitit 2022.
Në të gjithë botën, institutet kombëtare të metrologjisë avancojnë vazhdimisht shkencën e matjes duke zhvilluar dhe vërtetuar teknika të reja matëse në nivelin e nevojshëm të sofistikimit. Këto sisteme ndërkombëtare metrologjike ofrojnë sigurinë dhe besimin e nevojshëm se matjet janë të sakta, duke ofruar një bazë të shëndoshë për tregtinë globale sot dhe duke na ndihmuar të përgatitemi për sfidat e së nesërmes.