Metrologjia në Epokën Digjitale është tema për Ditën Botërore të Metrologjisë 2022.
Zgjedhja e kësaj teme synon të nxjerrë në pah revolucionin që teknologjia digjitale ka sjellë në komunitetin tonë si tendenca më interesante e shoqërisë në ditët e sotme.
Në kontekst më të gjerë, metrologjia, shkenca e matjes, luan rol thelbësor në inovacion dhe zbulimet shkencore, në industrinë e prodhimit dhe tregtinë ndërkombëtare, në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe në mbrojtjen e mjedisit mbarëbotëror.
Nënshkrimi i Konventës së Metrit nga 17 kombe më 20 Maj 1875, shënon këtë datë zyrtare për kremtimin e Ditës Botërore të Metrologjisë. Konventa shtroi rrugën për bashkëpunim në shkencën e matjes dhe në hapësirat ku ajo gjen zbatim, si në: industri, tregi apo shoqëri. Qëllimi kryesor i Konventës së Metrit – uniformiteti mbarëbotëror i matjeve – mbetet po aq i rëndësishëm në ditët e sotme sa edhe në vitin 1875.