Dita Botërore e Metrologjisë: 20 maj 2025

Kartolina e DPM-se 2025
Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2025!
janar 20, 2025
Dita Botërore e Metrologjise

Dita Botërore e Metrologjisë

Dita Botërore e Metrologjisë festohet më 20 Maj të çdo viti, duke njohur kështu kontributin e të gjithë njerëzve që punojnë në organizata dhe institute ndërqeveritare dhe kombëtare të metrologjisë gjatë gjithë vitit.


Dita Botërore e Metrologjisë 2025 vjen me temë: “Matje për të gjitha kohërat, për të gjithë njerëzit”.
Kjo temë u zgjodh për një shekull e gjysmë bashkëpunim ndërkombëtar në metrologji, duke theksuar ndikimin e thellë të matjeve në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë, pasi viti 2025 shënon 150 – vjetorin e Konventës së Metrit. Duke theksuar rolin thelbësor që luan metrologjia në nxitjen e përparimit dhe inovacionit – sigurimin e tregtisë së drejtë, avancimin e zbulimeve shkencore dhe adresimin e sfidave globale.


Komuniteti Ndërkombëtar i Metrologjisë, i cili punon për të siguruar matje të sakta dhe te besueshme, përpiqet të rrisë ndërgjegjësimin e gjere çdo Ditë Botërore të Metrologjisë.

Dita Botërore e Metrologjisë: 20 Maj
Shpërndani në rrjete sociale: