Dita Botërore e Metrologjisë

Sistemi i Kontrollit të Metrologjisë Ligjore për Instrumentat Matës në BE dhe EFTA
shkurt 28, 2018

Dita Botërore e Metrologjisë është një festë vjetore e nënshkrimit nga përfaqësuesit e shtatëmbëdhjetë kombeve të Konventës së Metrit më 20 maj 1875. Konventa vendosi kornizat për bashkëpunim global në shkencën e matjes dhe në kërkesat e saj industrial, tregtare dhe shoqërore.

Tema për Ditën Botërore të Metrologjisë 2018 është Evolucioni i vazhdueshëm i Sistemit Ndërkombëtar të Njësive. Kjo temë është zgjedhur sepse në nëntor 2018, Konferenca e Përgjithshme mbi Peshat dhe Matjet pritet të pranojë një nga ndryshimet më të mëdha në Sistemin Ndërkombëtar të Njësive (SI) qysh prej fillimit të tij.

Me rastin e ditës botërore të Metrologjisë, një grup studentësh nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, vizituan laboratorët në ambjentet e DPM-së, dhe u prezantuan me aktivitetin e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë

Shpërndani në rrjete sociale: