Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ka filluar punën për kryerjen e procesit të inventarizimit të instrumenteve matës ligjërisht të kontrolluar

A përdorni instrumente matëse në veprimtarinë tuaj❓
shtator 26, 2025
📈 +300 % instrumenta të kalibruar në laboratorin e presionit në DPM
shtator 26, 2025

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ka filluar punën për kryerjen e procesit të inventarizimit të instrumenteve matës ligjërisht të kontrolluar – në gjithë territorin e vendit.

Tirana – Njësia Administrative Nr. 1

18-22 gusht

375 subjekte të inventarizuara

121 instrumente të reja të verifikuara për herë të parë✅

+ 32% më shumë!

❗️ Ky proces ka për qëllim:

☑️Identifikimin e numrit real të subjekteve që përdorin instrumente matës ligjërisht të kontrolluar e që mbartin detyrimin ligjor për verifikim metrologjik

☑️Ofrimin në kohë të shërbimeve metrologjike

☑️Vlerësimin e nevojave reale të biznesit dhe planifikimin e investimeve për hapjen e fushave të reja në ofrimin e shërbimeve metrologjike

☑️Rikonfigurimin e bazës së të dhënave të subjekteve që janë objekt i punës tonë, me qëllim ngritjen dhe funksionimin e Regjistrit Elektronik të Metrologjisë.


❗️Inventarizimi nuk është vetëm një proces administrativ, por një mjet për të garantuar besueshmërinë e matjeve në treg dhe mbrojtjen e konsumatorit!

View this post on Instagram

A post shared by Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë 🇦🇱 (@dpm.gov.al)

Shpërndani në rrjete sociale: