Aktivitetet
Laboratori për madhësitë elektrike në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë është përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e standardit kombëtar të matjeve për madhësitë elektrike. Qëllimi kryesor i këtij laboratori është sigurimi i gjurmueshmërisë së madhësive elektrike në njësitë e sistemit SI.
- Sigurimin e gjurmueshmërisë metrologjike në fushën e madhësive elektrike në Shqipëri duke transferuar njësinë e madhësive elektrike nga standardi kombëtar te standardet dytësore dhe ato të punës;
- Zhvillimin e metodave të matjes për transferimin e njësisë së madhësive elektrike;
- Kalibrimin e instrumenteve/standardeve matëse që përdoren për matjen e madhësive elektrike;
- Pjesëmarrjen në krahasime ndër-laboratorike.