Laboratori i Volumeve

The laboratory ensures traceability of measurements in the field of volumes, preserves and maintains volume national standards and offers calibration services for laboratory glassware, metal volumetric containers and storage tanks.

Kalibrimi gravimetrik i mikropipetave me diapazon:100 μl deri në 20 000 μl.Qelqe dhe enë volumore me diapazon:  1 ml deri në 20 L..

Kalibrimi  i standardeve volumore prej metali: Intervali 5 L deri ne 5000 L..

Kalibrim të depozitave cilindrike vertikale mbitokësore: Intervali mbi 500 m3.

Aktualisht laboratori disponon këto pajisje:

  • Peshore elektronike të kapaciteteve 20 gr, 220 gr, 500 gr, 5 kg, 64 kg, 150 kg dhe set gramarësh E2 nga 1 mg deri në 20 kg;
  • Set enësh volumore qelqi 5 L, 10 L, 20 L;
  • Set enësh metalike 5 L, 10 L, 100 L, 200 L dhe 500 L;
  • Enë volumore metalike Tannroda 20 L dhe 50 L, me gabim 0.02 % (standard referues), enë volumore metalike 2000 L dhe 5000 L, standarde pune me gabim 0.05 %;
  • Instrument matës për monitorim temperature, lageshti relative, presion dhe elektro-konduktivitet;
  • Matës prurjesh (kontalitër) me diapazon 50-500 L/min me ripërsëritshmëri  01 %;
  • Skaner shumestacionar 3D;
  • Matës optik distancash me diapazon 0.05 – 200 m me saktësi1mm;
  • Istrument mates ultra tinguj;
  • Metër shirit 50 m, 100 m dhe metër thellësie me kontakt 30 m;
  • Distilator uji dhe pajisje të tjera ndihmëse.

 

Gjurmueshmëria e matjeve të volumeve me metodën gravimetrike sigurohet nga laboratori i masës i cili ka deklaruar aftesite matese kalibruese ne BIPM si dhe është akredituar për këtë kalibrim.

Laboratori i Volumeve është aktiv në metrologjinë ligjore si ne përcaktimin e volumit te depozitave për qellime ruajtjeje, verifikimin e kontalitrave, trainime për stafin e metrologjisë ligjore, draftimin e procedurave të verifikimit.

Në prioritet laboratori ka deklarimin e aftesiseve matese kalibruese ne BIPM per fushen e volumeve. Ai ka siguruar pjesëmarrjen në ndërkrahasime laboratorike, perkatesisht projekte të EURAMET-it:

-Nderkrahasim i rregjistruar ne EURAMET me nr. 1297 dhe BIPM me nr. KCDB: EURAMET.FF.M.S8 per piknometer 50 ml dhe balone volumetrike 500 ml duke perdorur metoden gravimetrike. Laboratori ka rezultate pozitive per piknometrin  dhe balonin.

-Nderkrahasim  i  dy mikropipetave 100 μl  i  rregjistruar  ne  BIPM  me  numrin EURAMET.M.FF K4.2.2014. Laboratori ka rezultat pozitiv per te dy mikropipetat.

-Nderkrahasim i enes volumore 20 L me nr. EURAMET.M.FF-K4.1.2016, i cili eshte ne proces.

 

Laboratori i Volumeve eshte akredituar nga Drejtoria e Pergjithshme e Akreditimit sipas certifikates te akreditimit nr. LK  003 16.09.2016.