Në kuadër të bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe Institutit Gjerman “Physikalisch-Technische Bundesanstalt” (PTB), në datat 29 Janar – 1 Shkurt u zhvillua aktiviteti trjanues me temë “Hyrje në Mbikqyrjen e Tregut të Instrumenteve Matës dhe Kontrolli i produkteve të parapaketuara, drejtuar nga Znj. Dušanka Škrbić.
Trajnimi u fokusua në tema si
– Metrologjia Ligjore dhe Mbikqyrja e Tregut sipas rregulloreve të BE-së;
– Metrologjia Ligjore në Slloveni
– Mbikqyrja e Tregut dhe Inspektimi Metrologjik në Slloveni
– Kerkesat bazë për produketet e parapaketuara (Dir 76/107/KEE), Dir 76/211/KEE)
Trajnimi ishte vazhdimësi e takimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Inspektoriatin Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut, Drejtorinë së Përgjithshme të Metrologjisë, GIZ, si edhe ekspertes nga Instituti i Metrologjisë së Republikës së Sllovenisë, Znj. Dušanka Škrbić, ku u organizuan edhe vizita prakike nëpër subjekte të caktuara për të demonstruar matjet në Shqipëri për hidrokarburet dhe parapaketimet.