Komiteti Teknik i Rrjedhjes, prill 2019

Studentja e ekselencës, znj. Valbona Dina i bashkohet stafit të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë (DPM).
mars 27, 2019
Pjesmarrje ne nderkrahasim laboratorik
prill 26, 2019

Takimi vjetor i Komitetit Teknik të Rrjedhjeve (TC-F)  2019.

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e EURAMET-it në datat 9 – 11 Prill 2019 në Institutin Zviceran  të Metrologjisë (METAS), Bern, Zvicër, u realizua takimi vjetor i Komitetit Teknik të Rrjedhjeve (TC-F) 2019. Komiteti Teknik i Rrjedhjeve mbështet industrinë, rregullat dhe tregtinë duke kordinuar zhvillimin e matjeve të sasisë të lëngut dhe matjet e derivuara që lidhen me të. Matjet e sasisë së lëngut fokusohen në matjet e ujit, hidrokarbureve, ajrit, gazit natyral, dhe përfshin gjithashtu lëngje dhe përzjerje të tjera. Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM) u përfaqësua në këtë komitet nga specialisti i Sektorit të Volumeve, Rrjedhjes dhe Kimisë, Z. Granit Bogdani. Gjatë takimit 3-ditor u diskutuan çështje të ndryshme në lidhje me mënyrat dhe praktikat që ndjekin laboratoret e instituteve homologe në fushën e volumeve, rrjedhjes së gazit dhe lëngjeve. Gjithashtu në komitet u ofrua mundësia për tu njohur me projektet e reja, u diskutuan pjesmarrjet në ndërkrahasimet laboratorike. Sektori i Volumeve, Rrjedhjes dhe Kimise pati mundësinë të prezantonte aktivitetin e tij në këtë takim.

Shpërndani në rrjete sociale: