Laboratori i analizave të alkoolit në frymëmarrje

Laboratori i pH dhe konduktivitetit

Së fundmi është ngritur laboratori i matjeve të pH dhe konduktivitetit i cili është pjesë e laboratorit të matjeve kimike që do të fillojë aktivitetin praktik.

Ky laborator do të sigurojë gjurmueshmërinë e matjeve të ph dhe konduktivitetit në vendin tonë nëpërmjet kalibrimit të instrumenteve matës të ph dhe konduktivitetit që përdoren nga laboratorë të ndryshëm kimik, analitik në territorin e Shqipërisë.

Laboratori ka në përdorim:

  • pH-metër me dy elektroda të kombinuara me diapazon të temperaturës 20 °C deri në 40 °C;
  • Instrument matës, i percjellshmërisë elektrike me diapazon të temperaturës 20 °C deri në 40 °C;
  • Peshore analitike dhe preçizioni të lartë 200 g, d = 0.1 mg;
  • Instrument matës për monitorimin e temperaturës në sistem;
  • Furra, banjo uji, set pipetash plastike dhe bekera;
  • CRM, etj.

 

Kalibrime të instrumenteve matës të pH dhe konduktivitetit