Laboratori i Forcës dhe Fortësisë

LABORATORI I FORCËS

Laboratori i matjeve të forcës dhe fortësisë është një laborator i cili ndodhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë. Ky laborator është ngritur për t’iu përgjigjur nevojave të industrisë vendase, kryesisht sektorit të ndërtimit me anë të sigurimit të gjurmuëshmërisë në nivel kombëtar.

Laboratori i forcës kryen akivitetin e tij prej më shumë se 15 vitesh në vendin tonë. Ky laborator është i pajisur me instrumente të reja dhe me një staf të kualifikuar dhe të trajnuar nga trupa të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Foto e kalibrimit të një dhënësi force

Foto e kalibrimit të një makine prove material

Laboratori i forcës ka marrë pjesë disa herë në krahasime ndërlaboratorike duke arritur rezultate shumë të mira. Nisur nga rezultatet e arritura dhe aktivitetit të përditshëm në shërbimet e kalibrimit, laboratori në historikun e tij ka qenë dy herë i akredituar, një herë në vitin 2009 dhe një herë në vitin 2016. Vlerësimi i laboratorit të forcës për akreditimin e laboratorit në të dy rastet është kryer nga ekspertë të huaj.

Shërbimet e kalibrimit që kryhen nga ana e laboratorit të forces:

Nisur nga diapazoni i pajisjeve matëse që disponon laboratori i forcës, ne mund të ofrojmë shërbime për:

-Kalibrime të dhënësave të forcës nga 0 … 100 kN në drejtim shtypje dhe tërheqje.

-Kalibrime të makinave të provave të materialeve nga 10 N deri ne 600 kN në shtypje dhe në tërheqje.

-Kalibrime të makinave të provave të materialeve në shtypje për beton në kufijtë 0 … 2000 kN.

 

Procedurat dhe instruksionet e punës së laboratorit të forcës në lidhjë me fushën e aktivitetit janë të bazuara në standardet më të fundit DIN EN ISO 7500-1 dhe DIN EN 12390-4. Përvec kalibrimeve në fushën e forcës, laboratori kryen dhe verifikime të fortësisë Rokvel, Brinel, Vickers dhe Universale.