Laboratori i gjatësisë siguron transmetueshmërinë e matjeve në fushën e gjatësisë.
Transmetueshmëria në laboratorin e gjatësisë realizohet me anë të etaloneve fundore të gjatësisë të klasës K, O e deri tek etalonet fundore të punës. Ky proces kryhet nëpërmjet një zinxhiri të pashkëputur krahasimesh duke marrë në konsideratë edhe llogaritjen e pasigurive.
Me qëllim që të sigurohet krahasueshmëria dhe besueshmëria e rezultateve të matjeve, njësia metër është njësia bazë për të vendosur transmetueshmërinë përkatëse të matjeve në fushën e gjatësisë.
Përkufizimi i njësisë së matjes së gjatësisë: Metri (simboli m), është i barabartë me gjatësinë e largësisë së përshkruar nga drita në boshllëk gjatë një kohe prej 1/299 792 458 të sekondës.
Laboratori i gjatësisë disponon këto paisje:
- Set masash fundore, klasa K, 0, 1 nga 0,5mm deri në 100mm
- Komperatori i etaloneve fundore, instrument për matjen e etaloneve fundore nëpërmjet metodës së krahasimit me shkallë matje 0.5mm-100mm
- Aparat matës për matje lartësie DIGIMAR, me shkallë matje 0-300mm dhe shkallë ndarje 0.001 mm.
- Instrumenti i testimit OPTIMAR 100, për kalibrimin e komperatorëve, me shkallë matje 0.5 mm – 100 mm
- Makinë universale për matje gjatësie, me shkallë matjeje të brendshme dhe të jashtme, shkallë matjeje të jashtme 0 – 1200 mm, shkallë matjeje të brendshme minimum 40 – 160 mm, me rezolucion 0.1µm
- Metër gjatësie, me shkallë matje deri në 3000 mm me rezolucion 5µm
- Metër etalon me shkallë ndarje 0,2 mm dhe shkalle matje 0 – 1100 mm, klasa 1
- Etalone fundore, me shkalle matje 125 – 1000 mm, klasa 1.
Shërbimet që ofron laboratori i gjatësisë janë:
- Kalibrim i etaloneve fundore me metodë krahasimi, nëpërmjet komperatorit të etaloneve fundore.
- Kalibrim i kalibrave (vernier dhe dixhital) të dimensioneve të ndryshme.
- Kalibrim i komperatorëve (mekanik dhe dixhital) të dimensioneve të ndryshme.
- Kalibrim i mikrometrave (mekanik dhe dixhital) të dimensioneve të ndryshme.
- Verifikim i nivel matësve me shkalle matje deri ne 500 mm.
- Verifikim i përmasave të ndryshme, të lartësisë me shkallë matjeje deri në 300 mm,
të thellësisë, diametrave të brendshëm dhe të jashtëm - Verifikim të metrave shirit të dimensioneve të ndryshme.