Lagështia luan një rol të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme.
Por Çfarë domethënë Lagështi? Së pari duhet të kuptojmë se rreth e përqark nesh nuk ka ujë në ajër, por ajri rreth nesh ka ujë në formën e një gazi të quajtur avull uji. Pra Lagështia është sasia e avullit të ujit në ajër.
Ka mënyra të ndryshme për përcaktimin e kësaj njësie por termi që ne përdorim më shpesh është lagështia relative.
Lagështia është ndër parametrat më të rëndësishëm në lidhje me matjet që lidhen me klimën dhe ventilimin, magazinimin e produkteve ushqimore, gazeve industriale dhe mjekësore, tekstile, letër dhe shumë produkte të tjera që kërkojnë matje lagështie dhe kontrollin brenda kufijve të caktuar. Lagështia ndikon shumë në ajër dhe në materiale në kontakt me ajrin. Matja e lagështisë është komplekse, jetike dhe tejet e rëndësishme për një gamë të gjerë industrish, ndaj kujdesit shëndetësor si edhe në aspektin e ndryshimit të klimës dhe ngrohjes globale. Megjithatë, ajo që është po aq e rëndësishme është se matjet kryhen nga instrumenta matës që duhen kalibruar nga instrumenta etalon të gjurmueshëm.
Laboratori i matjeve të lagështirës siguron gjurmueshmërinë e matjeve të lagështirës në vendin tonë në diapazonin 10-95% të lagështisë relative si edhe të Temperaturës ambientale.
Laboratori është në gjendje të sigurojë gjurmueshmërinë në madhësitë si vijon:
Matësi i pikës së vesës
Kufijtë e matjes : -90°C deri +90°C (-130 → 194 ̊ F)
Presioni maksimal: 17 bar (250 PSI)
Matje temperature: 4 percjellës 100 Ω PRT
Gjenerator lagështie me dy presione
Kufijtë e matjeve të lageshtisë: 10% deri 95%
Kufijtë e matjeve të temperaturës: 10 oC deri ne 40 oC
Dhome Klimatike DY110
Kufijtë e matjes së temperaturës: -40 oC deri në +180 oC
Kufijtë e matjes së lagështisë relative: 10% deri në 98%.
Në nivel primar laboratori kryen kalibrime të termometrave të ndryshëm ambiental si termometra me lëng në qelq, termometra industrialë, termometra dixhital/termometër me lexim analog, kalibrim të termostateve, te dhomave klimaterike, Data-logger, termo-higrometra, higrometra etj. Përveç etaloneve, laboratori disponon instrumenta të tjerë ndihmës si multimetër, tregues temperature si edhe sensor temperature PT100.
Laboratori ka një performancë në rritje të vazhueshme.