Laboratori i Madhësive Elektrike

Laboratori i madhësive elektrike në DPM është mbajtësi i standardit kombëtar të matjes për madhësitë elektrike.

Qëllimi kryesor i këtij laboratori është sigurimi i gjurmueshmërisë së madhësive elektrike në njësitë e Sistemit SI.

Aktualisht ky laborator është në gjendje të sigurojë gjurmueshmërinë e këtyre madhësive:

  • Rezistencë elektrike;
  • Në rrymë dhe tension të vazhduar ACV, DCV;
  • Në rrymë dhe tension alternativ ACI, DCI.

Multimetri digjital multifunksional model Fluke 8508A dhe kalibrator multifunksional Fluke 5720A janë instrumenta me rezulucion 8.5 shifra, me një saktësi dhe stabilitet të lartë.

Me anë të këtyre paisjeve laboratori elektrik mundëson kalibrimin e insturmentave të tjerë me rezolucion 3.5 deri në 8.5 shifra.


Për të kryer aktivitetet kryesore, ky laborator është i pajisur me instrumentet matës të nevojshëm si:

  • Standardi referencë i tensionit elektrik Fluke 732B;
  • Standardi referencë për rezistencat elektrike 742A-1dhe 742A-10K;
  • Kalibrator universal Fluke tipi 5720A;
  • Multimetër shifror Fluke, tip 8508A;
  • Ndarës reference Fluke, tipi 752A;
  • Banjo ajri, e kompanisë kanadeze Guildeline 5032, për mbajtjen e rezistencave standarde.

stende elektrike

Laboratori elektrik është i pajisur me standard referenc PRS.400.3 me një stendë kontrolli me tre pozicione. Stenda është prodhim i kompanisë Gjermane MTE, e klasës së saktësisë 0.02. Me këtë stendë do të kontrollohen matësat e energjisë elektrike një dhe trefazore, të energjisë aktive dhe reaktive, elektronik dhe induktiv, të klasës së saktësise 0.2S 0.5S dhe C. Bazuar në standardet elektrike evropiane EN 50470-3:2006, EN 50470-1:2006 dhe standardet ndërkombëtre IEC 62053-22;2020.

Laboratori Elektrik siguron shërbimet si vijon:

  1. Në rrymë dhe tension të vazhduar:
  • Kalibrim të instrumenteve matës deri 1100 V dhe të burimeve të tensionit DC, deri 1000 V.
  • Kalibrim të instrumenteve matës deri 11 A dhe të burimeve të rrymës 20 A.
  1. Në rrymë dhe tension alternativ:
  • Kalibrim të instrumenteve matës të tensionit deri 1100 V, me frekuencë nga 10 Hz deri 1 MHz dhe të burimeve të tensionit deri në 1000 V dhe frekuencë nga 1 Hz deri 300 kHz.
  • Kalibrim të instrumenteve matës të rrymës deri 11 A dhe frekuencë 10 Hz deri 10 kHz dhe të burimeve të rrymës deri 20A dhe frekuencë deri 100 kHz.

rezistence

  1. Rezistencë:
  • Laboratori ka një set rezistencash me vlerë nga 1Ω deri 10 MΩ, i cili përdoret për gjurmueshmërinë e matjeve deri tek rezistencat e përdorimit. Kalibrimi i rezistencave standard bëhet me urë ose multimetër, për vlera deri në 20 GΩ.

Laboratori elektrik ka marrë pjesë në këto projekte ndërkrahasimesh laboratorike dhe teste zotësie:

  • Ndërkrahasim bilateral me institutin e metrologjisë Greke EIM -DPM, me kod EIM-ELF-35, me titull “Kalibrim matësi energjie elektrike”. Instrumenti transferues që u përdor për ndërkrahasim ka karakteristikat e mëposhtëme:

– Model EDMI, tip MK6E

– Rryma 1(4)A

– Tensioni 3 x 57 /110 V

– Frekuenca 50 Hz

– Klasa e saktësisë 0.2S

– Konstantia e impulseve 10.000imp/kwh

– Numri i fazave 3 Faza (3P4W)

– Metoda e matjes energji aktive

  • Ndërkrahasim bilateral me institutin e metrologjisë Greke EIM -DPM, me kod EIM-ELF-36, me

titull “Kalibrimi i multimetrit digjital DMM tip Transmille 8071 me rezolucion 7,5 digit në

diapazonet DCV, ACV, DCI, ACI dhe R.

  • Labratori elektrik i DPM-së ka organizuar një test zotësie (PT) për matësin e energjisë elektrike aktive të klasës së saktësis 1. Kodi i identifikimit të testit është DPM-LE-ILC-1/2021. Testi i zotësisë u realizua ndërmjet tre laboratorëve të autorizuar për testimin e matësave të energjisë elektrike dhe DPM-së. Në këtë test zotësie laboratori elektrik i DPM-së ishte laboratori pilot, i cili ishte përgjegjës për përgatitjen e protokoll matjeve, kontrollin e qëndrueshmërisë dhe stabilitetin e standardit transferues, për llogaritjen e rezultateve në bazë të vlerës referencë të DPM-së dhe përgatitjen e raportit përfundimtar të krahasimit në përputhje me standardin IEC 62053-21:2003 për klasën 1 të saktësisë. Testi i zotësisë u krye në përputhje me standardin EN ISO/IEC 17043:2010. Instrumenti që u përdor në këtë PT kishte karakteristikat e mëposhtëme:

– Model ISKRA, tip statik

– Rryma 5(120)A

– Tensioni 3 x 230 /400 V

– Frekuenca 50 Hz

– Klasa e saktësisë 1

– Konstantia e impulseve 1000imp/kwh

– Numri i fazave 3 Faza (3P4W)

– Metoda e matjes energji aktive