Laboratori i masës është një nga laboratorët më të vjetër në DPM, kjo për vetë faktin që masa është një nga madhësitë fizike bazë dhe matjet në fushën e masës janë të nevojshme në çdo sektor apo industri. Aktivitetet primare të laboratorit të masës janë sigurimi i gjurmueshmërisë së matjeve në nivel ndërkombëtar për njësinë fizike të masës dhe transmetimi i njësisë së masës në nivel më të ulët, deri tek përdoruesit e fundit.
Aktivitetet primare të laboratorit të masës janë:
» Ruajtja dhe mbajtja e njësisë së masës (Kilogram) në Republikën e Shqipërisë,
» Sigurimi i gjurmueshmërisë së matjeve në nivel ndërkombëtar për njësinë fizike të masës (Kilogram) dhe transmetimi i njësisë së masës në nivel më të ulët, deri tek përdoruesit e fundit.
» Pjesëmarrja në ndërkrahasime laboratorike në nivel ndërkombetar dhe rajonal për deklarimin e CMC-ve, në nivel të klasës E2, mbetet një nga objektivat strategjikë të laboratorit të masës.
Aktiviteti:
– Kalibrimi i gramarëve standard në kufijte 1 mg – 10 kg klasa E1me çertifikatë kalibrimi dhe pasiguri sipas Rekomandimit OIML R111-2004, me çertifikate kalibrimi të CIPM-MRA, në përputhje me deklarimin e CMC-ve në BIPM
– Kalibrimi i gramarëve standard në kufijte 1 mg – 20 kg klasa E2 me çertifikatë kalibrimi dhe pasiguri sipas Rekomandimit OIML R111-2004, me çertifikatë kalibrimi të CIPM-MRA, në përputhje me deklarimin e CMC-ve në BIPM
– Kalibrimi i gramarëve standard në kufijte 1 mg – 20 kg klasa F1, me çertifikate kalibrimi te akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit Nr: LK 001 14.05.2009.
– Kalibrimi i instrumentëve jo-automatikë të peshimit NAWI deri në kufijtë 100 kg, në përputhje me Guiden: EURAMET – cg/18 – v4 – 2012, me çertifikatë kalibrimi të akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit Nr: LK 001 14.05.2009.
Aftësitë Matese & Kalibruese të Laboratorit:
Aftësitë matëse për kalibrimin e gramareve të klasës E2, të vlerësuara dhe të njohura ndërkombetarisht me ndërkrahasim KCDB te BIPM, në kuadër të projektit EURAMET M.M-K2.2 dhe M.M-K4.2, ku laboratori ka deklaruar aftësitë matëse kalibruese (CMC), jepen në tabëlën më poshtë.
Fusha e matjes |
Kufijtë e matjes |
Pasiguria e zgjeruar e matjes (k=2) |
Masë |
1 mg – 100 mg |
0.003 mg – 0.005 mg |
Masë |
0.1g – 1 g |
0.005 mg – 0.010 mg |
Masë |
1 g – 10 g |
0.010 mg – 0.020 mg |
Masë |
10 g – 100 g |
0.020 mg – 0.05 mg |
Masë |
0.1 kg – 1 kg |
0.05 mg – 0.5 mg |
Masë |
1 kg – 10 kg |
0.5 mg – 5 mg |
Masë |
20 kg |
10 mg |
Aftesitë matëse për kalibrimin e gramarëve të klasës F1, të vleresuara dhe të njohura nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (sipas sstandardit SSH ISO/IEC 17025:2005 me çertefikatë akreditimi Nr. LK-00114.05.2009, jepen në tabelën më poshtë:
Fusha e matjes |
Kufijtë e matjes |
Pasiguria e zgjeruar e matjes (k=2) |
Masë |
1 mg – 100 mg |
0.006 mg – 0.016 mg |
Masë |
0.1g – 1 g |
0.016 mg – 0.03 mg |
Masë |
1 g – 10 g |
0.03 mg – 0.06 mg |
Masë |
10 g – 100 g |
0.06 mg – 0.16 mg |
Masë |
0.1 kg – 1 kg |
0.16 mg – 1.6 mg |
Masë |
1 kg – 10 kg |
1.6 mg – 16 mg |
Masë |
10 kg – 20 kg |
16 mg – 30 mg |
Laboratori i Masës – Gjurmueshmëria
Etaloni kombëtar i masës 1kg i Republikës së Shqipërisë është pjese e setit 1 mg – 10 kg klasa E1 prej materiali çelik të paoksidueshëm, i gjurmueshëm në Sistemin Ndërkombëtar të Njësive SI, nëpërmjet kalibrimit të realizuar në Institutin Kombëtar të Metrologjisë së Gjermanisë (PTB) në Tetor 2011.
Etaloni kombetar ruhet dhe mbahet në Laboratorin e Masës në DPM dhe përdoret si standartd primar për sigurimin e gjurmueshmërise së rëzultatit të matjeve në nivel kombëtar, nëpërmjet kalibrimveve që laboratori kryhen për nevojat e sigurimit dhe besueshmërisë së matjeve në nivele më të uleta dhe në sistemin kombëtar të matjeve dhe industri. Kjo është e paraqitur në skemën e gjurmueshmerisë së Laboratorit të Masës.
Me anë të etalonëve të punës të klasës E2 sigurohet gjurmueshmeria për laboratorët e akredituar dhe ato laboratore që përdorin peshore analitike ose komperatorë të masës të shërbimit parësor, shëndetësise, ushqimit, veterinarisë, mjedisit indistrisë etj
Etalonet e klasës E2 janë të gjurmueshëm në etalonin primar të klasës E1 nëpërmjet kalibrimit në laboratorin e masës, në përputhje me CMC-te të deklaruara në BIPM
Pajisjet:
Laboratori i masës ka në disponin të gjitha paisjet e nevojshme për të siguruar gjurmueshmërinë e gramareve në kufijte:
1 mg – 10 kg klasa E1, 1 mg – 50 kg klasa E2, 1 mg – 50 kg klasa F1 dhe peshoret analitike deri në kufijtë 100 kg.