Laboratori i Masës

LABORATORI I MASËS

Laboratori i masës është një nga laboratorët më të vjetër në DPM, kjo për vetë faktin që masa është një nga madhësitë fizike bazë dhe matjet në fushën e masës janë të nevojshme në çdo sektor apo industri.

Etaloni kombëtar i masës 1kg i Republikës së Shqipërisë është pjesë e setit 1 mg – 10 kg klasa E1 prej materiali çelik të paoksidueshëm, i gjurmueshëm në Sistemin Ndërkombëtar të Njësive SI, nëpërmjet kalibrimit të realizuar në Institutin Kombëtar të Metrologjisë së  Italisë INRIM.

Etaloni kombëtar ruhet dhe mbahet në laboratorin primar të masës në DPM dhe përdoret si standard primar për sigurimin e gjurmueshmërise së rezultatit të matjeve në nivel kombëtar, nëpërmjet kalibrimeve që laboratori kryen per sigurimin e gjurmueshmërisë në nivele më të ulëta, deri në përdoruesin e fundit.

Foto e etaloneve kombetare

Aktivitetet primare të laboratorit të masës janë:

– Ruajtja dhe mirëmbajtja e njësisë së masës (Kilogram) në Republikën e Shqipërisë,
– Sigurimi i gjurmueshmërisë së matjeve në nivel ndërkombëtar për njësinë fizike të masës (Kilogram) dhe transmetimi i njësisë së masës në nivel kombëtar deri tek përdoruesit e fundit.
– Pjesëmarrja në ndërkrahasime laboratorike në nivel ndërkombetar dhe rajonal për mirembajtjen e CMC-ve, mbetet një nga objektivat strategjikë të laboratorit të masës.

 

 

 

Shërbimet që realizon laboratori janë:

  1. Kalibrimi i gramarëve:

-Kalibrimi i gramarëve standart  në kufijtë 1 mg – 10 kg klasa E1 me certifikatë kalibrimi dhe pasiguri sipas Rekomandimit OIML R111-2004, me certifikatë kalibrimi të CIPM-MRA, në përputhje me deklarimin e CMC-ve në BIPM, në përputhje me standardin SSH EN ISO/IEC 17025:2017.

-Kalibrimi i gramarëve standard në kufijtë 1 mg – 20 kg klasa E2 me certifikatë kalibrimi dhe pasiguri sipas Rekomandimit OIML R111-2004, me certifikatë kalibrimi të CIPM-MRA, në përputhje me deklarimin e CMC-ve në BIPM, në përputhje me standardin SSH EN ISO/IEC 17025:2017.

-Kalibrimi i gramarëve standard në kufijte 1 mg – 20 kg klasa F1, F2, M1, me certifikatë kalibrimi dhe pasiguri sipas Rekomandimit OIML R111-2004,  në përputhje me standardin SSH EN ISO/IEC 17025:2017.

-Kalibrimi i instrumentëve jo-automatikë të peshimit NAWI deri në kufijtë 100 kg, në përputhje me Guidën: EURAMET _cg/18  v4 – 2015, me certifikatë kalibrimi, në përputhje me standardin SSH EN ISO/IEC 17025:2017.

Foto e laboratorit

Aftësitë Matëse & Kalibruese të Laboratorit:

Laboratori i Masës ne DPM eshte laboratori i parë dhe i vetmi që ka deklaruar aftësitë matëse kalibruese (CMC) në BIPM.

Historiku i CMC-ve

  • CMC-të e para janë deklaruar në website-in e KCDB të BIPM në Prill 2013
  • CMC-të e Përmirësuara janë deklaruar në Korrik 2015
  • Ripublikimi i tyre në KCDB të BIPM është realizuar në Maj 2019, pas vizitës vlerësuese (peer-evaluation) të Laboratorit të masës nga eksperti i masës Z. Malengo në 26-28 shkurt 2019 dhe prezantimit të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë të DPM-së në  Komitetin Teknik të Cilësisë (TC-Q) në  Lubljanë, Slloveni në 16-18 Prill 2019.

 

 

Aftësitë matëse (CMC) për kalibrimin e gramarëve të klasës E2, të vlerësuara dhe të njohura ndërkombëtarisht me ndërkrahasim KCDB të BIPM,  jepen në tabëlën më poshtë.

 

Kalibrimi

Kufijtë e Matjes Pasiguria e Zgjeruar
Instrumenti Metoda Min Max Njësia Vlera Njësia
Gramar standard Krahasim në ajër 1 100 mg 1.2 to 1.9 µg
Gramar standard Krahasim në ajër 0.1 1 g 1.9 to 3.8 µg
Gramar standard Krahasim në ajër 1 10 g 3.8 to 7.4 µg
Gramar standard Krahasim në ajër 10 100 g 7.4 to 20 µg
Gramar standard Krahasim në ajër 0.1 1 kg 20 to 190 µg
Gramar standard Krahasim në ajër 1 10 kg 0.19 to 1.9 mg

 

Historiku  i Akreditimit të laboratorit

  1. Akreditimi i Laboratorit të Mases nga DA në vitin 2008 me fushë mbulimi:
  2. Kalibrim gramarësh 1mg-10kg të klasës F1;
  3. Kalibrim peshoresh NAWI deri në 100 kg të klasave I, II, II I ne 2009
  4. Akreditimi i Laboratorit të Masës nga DA në vitin 2016 me fushë mbulimi:
  5. Kalibrim peshoresh NAWI deri në 100 kg të klasave I, II, II

 

Foto e laboratorit

 

Laboratori ka siguruar pjesmarrjen në këto krahasime ndërlaboratorike:

  1. PRAQ III CEN-TCU & EURAMET Project No: 592 Pilot NPL Angli.
  2. Projekt bilateral Ndërkrahasimi UME – DPM: Etalon e mase 1 kg, 200 g klasa F1. Pilot UME Turqi.
  3. PT CARDS 2006 Rajonal: PT-Instrument peshimi jo-automatik elektronik NAËI. Pilot ZDMS Serbi.
  4. EURAMET Project No. 1119 “Transferimi i dijeve në fushën e klaibrimit te Instrumentave Jo-automatike e Peshimit NAËI”.
  5. EURAMET Project No: 1096 SEE Mass Comparison: Etalone mase 1 kg, 200 g, 10 g, 1 g, 100 mg klasa E2, Pilot EIM Greqi.
  6. KCBD EURAMET Project No: 1120 “SEE Mass Comparison: Etalonë mase 1 kg, 500 g, 20 g, 2 g, 100 mg klasa E2.. Pilot BEV Austri.
  7. EURAMET Project No: 1205 “Rishikimi i Guides cg-18 –v4 per kalibrimin e Instrumentave Jo-automatike te Peshimit (NAËI).
  8. EURAMET Project 1210 “ Praktikat më të mira në lidhje me “disemination of 1kg”.
  9. EURAMET Project Nr.1222 “Ndërkrahasim i 10 kg E2, me laborator pilot BEV Austri.
  10. Projekt ndërkrahasimi PT në kuader të IPA 2011 të etalonëve të masës 200 mg-10 kg E2, me laborator pilot Laboratorin e Masës të DPM Shqipëri.
  11. .Nderkrahasim Bilateral DPM – NTP ERAMED Nr: DPM_LM_01G_2014 Gramare 200g,20g,2g,20mg,200mg) DPM
  12. Nderkrahasim Bilateral DPM – NTP ERAMED Nr: DPM_LM_02P_2014 ne Peshoret NAWI, DPM pilot. (Max=200g, d=0.1mg, Max=6200g, d=0.01g)
  13. Projekti EURAMET Nr. 1350 Laborator pilot MIRS Slloveni 200mg, 2g, 20g, 200g klasa E2.
  14. EURAMET Focus Group Project Nr. M.M-S5 “Ndërkrahasimi etalonëve të masës 200 g, 50 g, 5 g, 200 mg klasa E2, me laborator pilot NSAI Irlandë (në proces)
car rental tirana real estate saranda