Laboratori i matjeve kimike, Laboratori i analizave të alkoolit në frymëmarrje

Laboratori i matjeve kimike,  Laboratori i analizave te alkoolit ne frymemarrje

Laboratori i analizës së alkoolit në frymëmarrje siguron gjurmueshmërinë e matjeve të alkoolit në frymëmarrje në vendin tonë nëpërmjet kalibrimit të instrumenteve matës të alkoolit që përdoren nga departamentet e policisë rrugore. Kjo gjurmueshmëri sigurohet nëpërmjet standartit kombëtar të përbërë nga tre balona qelqi në një banjë termostatike.

Baza materiale e këtij laboratori përfshin:

  • Banjo termostatike, diapazoni i temperaturës 20 °C deri në 40 °C, stabiliteti i temperaturës 0,01 °C;
  • Analizator i nivelit të alkoolit në frymëmarrje me diapazon matje nga: 0 deri në 3 mg/L nga Drager;
  • Matës preçiz gazi, diapazoni 20-1200 L/h me saktësi 0.5%;
  • Matës kontrolli të rrjedhjes me diapazon deri ne 13.33 NI/min me saktësi 0.01%;
  • Instrument matës për monitorimin e temperaturës në sistem;
  • Peshore analitike dhe preçisioni të lartë 200 g, d = 0.1 mg; 2500 g, d = 0.01 mg;
  • Set pipetash, bekera;
  • CRM, etj.

Kalibrime të instrumenteve të ndryshëm matës të përqëndrimit të alkoolit në frymëmarrje.

LABORATORI I pH DHE KONDUKTIVITETIT

Së fundmi është ngritur laboratori i matjeve te Ph dhe konduktivitetit i cili eshte pjese e laboratorit te matjeve kimike qe së shpejti do të fillojë aktivitetin praktik.

Ky laborator do të sigurojë gjurmueshmërinë e matjeve të ph dhe konduktivitetit në vendin tonë nëpërmjet kalibrimit të instrumenteve matës të ph dhe konduktivitetit që përdoren nga laboratore te ndryshem kimik, analitik ne territorin e Shqiperise.

Baza materiale e këtij laboratori përfshin:

  • pHmeter me dy elektroda te kombinuara me diapazon te temperaturës 20 °C deri në 40 °C;
  • Instrument mates, i percjellshmerise elektrike me diapazon te temperaturës 20 °C deri në 40 °C;
  • Peshore analitike dhe preçisioni të lartë 200 g, d = 0.1 mg;
  • Instrument matës për monitorimin e temperaturës në sistem;
  • Furra, banjo uji, set pipetash plastike dhe bekera;
  • CRM, etj.