Shkalla Ndërkombëtare e Temperaturës (ITS-90) është miratuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Peshave dhe Masave në vitin 1989 dhe bazohet në 17 pika fikse. Pikat fikse konsistojnë në substanca kimikisht të pastra të cilat mund të jenë në gjendje të shkrirë, ngirë ose në të tre fazat njëkohësisht (avull, lëng dhe të ngurtë), si dhe kanë vlera numerike të përcaktura, të cilat janë vlerat më të mira të përafrimeve të temperaturës termodinamike T, në përputhje me rezultatet e matjeve të kryera në kohën kur ITS 90 u miratua.
Pikat fikse të ITS-90 jepen në tabelën e mëposhtme.
Shkalla Ndërkombëtare e Temperaturës e 1990 (ITS-90) përkufizon të dyja shkallët; Temperaturat Ndërkombëtare Kelvin, simboli T90 dhe temperaturat Ndërkombëtare Celcius, simboli t90. Relacioni ndërmjet T90 dhe t90 është i njëjtë me atë ndërmjet T dhe t, dmth.:
t90 / °C = T90/K – 273.15
Njësia e madhësisë fizike T90 është Kelvin, simboli (K) dhe njësia e madhësisë fizike t90, është gradë Celsius, simboli (°C), si në rastin e temperaturës Termodinamike T dhe temperaturës Celcius t.
Pikat fikse të ITS 90 dhe vlerat perkatëse
Substanca dhe gjendja përkatëse | Vlera e përcaktuar në Kelvin
|
Vlera e përcaktuar në
gradë Celsius
|
Mardhënia presion -Temperaturë e Helium-3 (He3) | (0.65 to 3.2) | (−272.50 to −269.95) |
Mardhënia presion –Temperaturë e Helium -4 poshtë vlerës lamda (λ) të tij (He4) | (1.25 to 2.1768) | (−271.90 to −270.9732) |
Mardhënia presion –Temperature e Helium -4 sipër vlerës lamda të tij (He4) | (2.1768 to 5.0) | (−270.9732 to −268.15) |
Mardhënia presion –Temperaturë e Heliumit (He) | (3 to 5) | (−270.15 to −268.15) |
Pika trefishe e hidrogjenit | 13.8033 | −259.3467 |
Pika trefishe e neonit | 24.5561 | −248.5939 |
Pika trefishe e oksigjenit | 54.3584 | −218.7916 |
Pika trefishe e argonit | 83.8058 | −189.3442 |
Pika trefishe e merkurit | 234.3156 | −38.8344 |
Pika trefishe e ujit | 273.16 | 0.01 |
Pika e shkrirjes së galiumit | 302.9146 | 29.7646 |
Pika e ngrirjes së galiumit | 429.7485 | 156.5985 |
Pika e ngrirjes së kallajit | 505.078 | 231.928 |
Pika e ngrirjes së zinkut | 692.677 | 419.527 |
Pika e ngrirjes së aluminit | 933.473 | 660.323 |
Pika e ngrirjes së argjendit | 1234.93 | 961.78 |
Pika e ngrirjes së arit | 1337.33 | 1064.18 |
Pika e ngrirjes së bakrit | 1357.77 | 1084.62 |
Laboratori i temperaturës ka pajisje të cilat sigurojnë gjurmueshmërinë në Shkallën Ndërkombëtare të Temperaturës ITS-90. Pajisjet e laboratorit përdoren për transmetimin e njësisë së temperaturës nëpërmjet kalibrimeve me krahasim në diapazonin -80 oC deri në 500 oC.
Gjurmueshmëria e temperaturës termodinamike tek njësia e sistemit SI është siguruar nëpërmjet kalibrimit direkt të termometrave SPRT në pikat fikse ITS-90, nga Pika Trefishe e Argonit (-89.3442 oC) deri tek pika e ngrirjes të Aluminit (660.323 oC).
Detyrat primare të laboratorit të temperaturës janë:
-të sigurojë matje të gjurmueshme në Shkallën ndërkombetare të tempertaurës , ITS 90;
-të realizojë temperaturën në diapazonin ndërmjet pikës trefishe të mërkurit (-38.3844oC) dhe pikës së ngrirjes së zinkut (419.527oC).
-të transmetojë njësinë e temperaturës termodinamike nëpërmjet kalibrimit direkt, termometrave me rezistencë platini në pikat fikse të ITS 90 dhe nëpërmjet metodës së krahasimit duke përdorur mediume të ndryshme kalibrimi për diapazone të ndryshme temperature.
Në nivel primar laboratori disponon:
Pikën trefishe të mërkurit (-38.8344 oC)
Pikën fikse të ujit (0.01 oC)
Pikën e shkrirjes së galiumit (29.7646 oC)
Pikën e ngrirjes së Indiumit (156.598 oC)
Pikën e ngrirjes së Kallajit (231.928 °C)
Pikën e ngrirjes së zinukt (419.527 oC)
Për realizimin e ITS-90 në këto pika përdoren furra të një saktesie të lartë, ure termometrike me saktësi < 0.1 ppm, model F18 dhe termometra standard me rezistencë platini SPRT.
Në nivel sekondar laboratori kryen kalibrime të termometrave të ndryshëm si termometra me lëng në qelq, termometra industrialë me rezistencë, termometra dixhitalë/termometër me lexim analog, kalibrim të banjove, inkubatorësh etj.
Për të mundësuar këto shërbime laboratori disponon:
- Termorezistencë Standard Platini në kuarc Pt-25 (SPRT),
• Urë temometrike AC model, F700B, - Ure termometrike AC model F18,
• Rezistenca standarte 10 Ω , 25 Ω and 100 Ω, 300 Ω si dhe banjo termostatike me vaj për mirëmbajtjen e rezistencave standarte
• Banjo me alkool për temperaturat e ulta (diapazoni – 80 °C deri në +110 °C) - Banjo Uji (diapazoni – 5 °C deri në +110 °C)
• Banjo me vaj silikon (diapazoni + 40 °C deri në +300 °C).
• Banjo me kripë (diapazoni +200 °C deri në + 550 °C)
• Termometra standarte me rezistencë platini SPRT, Pt100, termoçifte etj
• Multimetra/Volmetra
Laboratori ka implementuar Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë sipas SSH ISO/IEC 17025:2017 me objektiv vetëdeklarimin e aftësive matëse dhe kalibruese (CMC) në nivel primar dhe akreditimin e laboratorit në nivel sekondar.