Laboratori i Presionit

Laboratori i presionit është i vendosur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe është i pajisur me pajisje të kohëve të fundit duke bërë të mundur që të ofrojnë shërbime metrologjike në gjithë vendin dhe më gjerë. Stafi i laboratorit të presionit është i trajnuar dhe i kualifikuar në organizata të ndryshme metrologjike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Laboratori i presionit është i vetmi laborator i cili disponon etalonet kombëtare në fushën e presionit në Republikën e Shqipërisë. Objektivi kryesor i laboratorit është ruajtja dhe mirëmbajtja e këtyre etaloneve si dhe sigurimi i gjurmueshmërisë në rang vendi dhe më gjerë. Etalonet kombëtare të miratuara janë dy, konkretisht :

1. Instrument matës presioni dixhital me piston

Presioni që gjenerohet nga ky sistem matës është presion vaj ose gaz, si për matje absolute dhe jo – absolute.  Ky sistem matjeje është i përbërë nga dy “koka matjeje”, me kufij matjeje përkatësisht 0 … 2 MPa dhe 0 … 1000 psi.

 

 

 

2. Balance presioni hidraulike

Presioni që gjenerohet është presion vaj, si për matje absolute dhe jo – absolute. Ky sistem matjeje është i përbërë nga dy “koka matjeje”, me kufij matjeje përkatësisht 1 … 70 bar (presione të ulëta) dhe 10 … 700 bar (presione të larta).

Shërbimet e kalibrimit dhe verifikimit që ky laborator kryen janë si më poshte :

  • manometra presioni me Tub Bourdon,
  • kalibrator presioni
  • sensor presioni, dhe
  • balanca presioni.

Kopetenca e stafit të laboratorit të presionit është e njohur ndërkombëtarisht nga kryerja e krahasimeve ndër-laboratorike që ka kryer ky laborator. Përvec krahasimeve ndërlaboratorike, arritje e laboratorit të presionit është se gjatë muajit prill 2019 është vlerësuar nga ekspertë të EURAMET, në përputhje me standardin e ri IS0/IEC 17025:2017. Ky vlerësim konsistoi në kontrollin e sistemit të menaxhimit të laboratorit të presionit në vecanti dhe DPM-së në përgjithësi, me fokus tek procedurat teknike të laboratorit, udhëzimet e punës të laboratorit, rekorde të ndryshmë teknike dhe të cilësisë, auditime të brendshme të kryera ndër viteve këtë laborator etj.

Laboratori i presionit ka të publikuara prej gushtit 2021 aftësitë matëse dhe kalibruese (CMC) në KCDB BIPM.

car rental tirana real estate saranda