

⚙️ Laboratori i Presionit është i vetmi laborator në Shqipëri që ruan dhe përdor etalonet kombëtare të presionit, duke garantuar gjurmueshmëri dhe besueshmëri për matjet në vendin tonë.
Evisa🌺 specialiste e Laboratorit të Presionit prej 6 vitesh, është një nga profesionistet që garanton çdo ditë cilësi, besueshmëri dhe profesionalizëm në shërbimet tona të kalibrimit.
Laboratori disponon dy etalone kombëtare kryesore:
🔷 Balancë presioni hidraulike – mbulon diapazonin 1 – 700 bar
🔷 Instrument dixhital me piston – diapazon 0 – 2 MPa dhe 0 – 1000 psi
Në laborator kalibrojmë:
• Manometra presioni
• Sensorë presioni
• Kalibratorë presioni
• Balanca presioni
Këto pajisje përdoren gjerësisht në:
• Industrinë e gazit
• Transport
• Sistemet e kaldajave
• Serviset teknike
• Spitale
Falë aftësive matëse e kalibruese të deklaruara në BIPM, certifikatat tona njihen ndërkombëtarisht🌏
A post shared by Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë 🇦🇱 (@dpm.gov.al)