Qëllimi i laboratorit të volumeve në DPM është mbajtja dhe ruajtja e standardeve kombëtare për volumin, si dhe gjurmueshmërinë e matjeve të volumit në nivele të larta. Laboratori mban instrumentet matës për kalibrimin e mikropipetave plastike, qelqeve laboratorike, enëve volumore metalike dhe depozitave.
Kalibrimi gravimetrik i mikropipetave me diapazon:100 μl deri në 20 000 μl.Qelqe dhe enë volumore me diapazon: 1 ml deri në 20 L..
Kalibrimi i standardeve volumore prej metali: Intervali 5 L deri ne 5000 L..
Kalibrim të depozitave cilindrike vertikale mbitokësore: Intervali mbi 500 m3.
Aktualisht laboratori disponon këto pajisje:
- Peshore elektronike të kapaciteteve 20 gr, 220 gr, 500 gr, 5 kg, 64 kg, 150 kg dhe set gramarësh E2 nga 1 mg deri në 20 kg;
- Set enësh volumore qelqi 5 L, 10 L, 20 L;
- Set enësh metalike 5 L, 10 L, 100 L, 200 L dhe 500 L;
- Enë volumore metalike Tannroda 20 L dhe 50 L, me gabim 0.02 % (standard referues), enë volumore metalike 2000 L dhe 5000 L, standarde pune me gabim 0.05 %;
- Instrument matës për monitorim temperature, lageshti relative, presion dhe elektro-konduktivitet;
- Matës prurjesh (kontalitër) me diapazon 50-500 L/min me ripërsëritshmëri 01 %;
- Skaner shumestacionar 3D;
- Matës optik distancash me diapazon 0.05 – 200 m me saktësi1mm;
- Istrument mates ultra tinguj;
- Metër shirit 50 m, 100 m dhe metër thellësie me kontakt 30 m;
- Distilator uji dhe pajisje të tjera ndihmëse.
Gjurmueshmëria e matjeve të volumeve me metodën gravimetrike sigurohet nga laboratori i masës i cili ka deklaruar aftesite matese kalibruese ne BIPM si dhe është akredituar për këtë kalibrim.
Laboratori i Volumeve është aktiv në metrologjinë ligjore si ne përcaktimin e volumit te depozitave për qellime ruajtjeje, verifikimin e kontalitrave, trainime për stafin e metrologjisë ligjore, draftimin e procedurave të verifikimit.
Në prioritet laboratori ka deklarimin e aftesiseve matese kalibruese ne BIPM per fushen e volumeve. Ai ka siguruar pjesëmarrjen në ndërkrahasime laboratorike, perkatesisht projekte të EURAMET-it:
-Nderkrahasim i rregjistruar ne EURAMET me nr. 1297 dhe BIPM me nr. KCDB: EURAMET.FF.M.S8 per piknometer 50 ml dhe balone volumetrike 500 ml duke perdorur metoden gravimetrike. Laboratori ka rezultate pozitive per piknometrin dhe balonin.
-Nderkrahasim i dy mikropipetave 100 μl i rregjistruar ne BIPM me numrin EURAMET.M.FF K4.2.2014. Laboratori ka rezultat pozitiv per te dy mikropipetat.
-Nderkrahasim i enes volumore 20 L me nr. EURAMET.M.FF-K4.1.2016, i cili eshte ne proces.
Laboratori i Volumeve eshte akredituar nga Drejtoria e Pergjithshme e Akreditimit sipas certifikates te akreditimit nr. LK 003 16.09.2016.