Qëllimi i laboratorit të volumeve në DPM është mbajtja dhe ruajtja e standardeve kombëtare për volumin, si dhe gjurmueshmërinë e matjeve të volumit në nivele të larta. Laboratori mban instrumentet matës për kalibrimin e mikropipetave plastike, qelqeve laboratorike, enëve volumore metalike dhe depozitave.
Kalibrimi gravimetrik i mikropipetave me diapazon: 100 μl deri në 20 000 μl. Qelqe dhe enë volumore me diapazon: 1 ml deri në 20 L.
Kalibrimi i standardeve volumore prej metali: Intervali 5 L deri ne 5000 L.
Kalibrim të depozitave cilindrike vertikale mbitokësore: Intervali mbi 500 m3.
Aktualisht laboratori disponon këto pajisje:
- Peshore elektronike të kapaciteteve 20 gr, 220 gr, 500 gr, 5 kg, 64 kg, 150 kg dhe set gramarësh E2 nga 1 mg deri në 20 kg;
- Set enësh volumore qelqi 5 L, 10 L, 20 L;
- Set enësh metalike 5 L, 10 L, 100 L, 200 L dhe 500 L;
- Enë volumore metalike 20 L dhe 50 L, me gabim 0.02 % (standard referues);
- Instrument matës për monitorim temperature, lageshti relative, presion dhe elektro-konduktivitet;
- Matës prurjesh (kontalitër) me diapazon 50-500 L/min me ripërsëritshmëri 0.1 %;
- Skaner shumestacionar 3D;
- Matës optik distancash me diapazon 0.05 – 200 m me saktësi 1mm;
- Instrument mates me ultra tinguj;
- Metër shirit 50 m, 100 m dhe metër thellësie me kontakt 30 m;
- Distilator uji dhe pajisje të tjera ndihmëse.
Gjurmueshmëria e matjeve të volumeve me metodën gravimetrike sigurohet nga laboratori i masës në DPM i cili ka deklaruar aftësitë matëse kalibruese (CMC) në BIPM.
Laboratori i Volumeve është aktiv në metrologjinë ligjore në përcaktimin e volumit të depozitave për qellime ruajtjeje, verifikimin e kontalitrave, trainime për stafin e metrologjisë ligjore dhe draftimin e proçedurave të verifikimit për fushën përkatëse.
Laboratori i volumeve ka marrë pjesë në krahasime ndërlaboratorike:
-Krahasim ndërlaboratorik i rregjistruar në Euramet me nr. 1297 dhe BIPM me nr. KCDB: EURAMET.FF.M. S8 për piknometër qelqi 50 ml dhe balonë qelqi volumetrike 500 ml duke përdorur metodën gravimetrike.
-Krahasim ndërlaboratorik i dy mikropipetave 100 μl i rregjistruar në BIPM me nr. EURAMET.M.FF K4.2.2014.
-Krahasim ndërlaboratorik i eneve volumore 20 L, 50 L, 250 L me nr. EURAMET.1452,
-Krahasim ndërlaboratorik i mikropipetes variabël 1000 μl dhe balones së qelqit 100 ml, në kuadër të projektit me PTB “Fondi Rajonal i Konsulencës për Infrastrukturën e Cilësisë”.
Laboratori ka deklaruar aftësitë matëse kalibruese në BIPM për fushën e volumeve, prej muajit shkurt 2021.