Mbi pjesëmarrjen në Komiteti Teknik të Rrjedhjeve

Mbi pjesëmarrjen në trajnimin “Certifikimi i sistemit të kontrollit sasior të paketuesve të parapaketimeve me shenjë konformiteti (e)”
prill 4, 2025

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë mori pjesë, në Komitetin Teknik të Rrjedhjeve, zhvilluar më datat 1-3 Prill 2025, në Tres Cantos, Spanjë.

Ky takim organizohet një herë në vit, si pjesë e bashkëpunimit teknik në Shoqatën Evropiane të Instituteve Kombëtare të Metrologjisë (EURAMET), në të cilën DPM është anëtare me të drejta të plota prej vitit 2010.

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM), u përfaqësua në këtë takim nga Znj. Zhaklina Domi, Specialiste e Sektorit të Volumit, Rrjedhjeve dhe Kimisë.

Pjesëmarrja në këtë takim ka rëndësi të veçantë, pasi ndikon në:

📌 sigurimin e standardeve të matjeve të sakta, duke ndihmuar në shmangien e gabimeve që mund të kenë pasoja financiare dhe teknike;

📌 përmirësimin e cilësisë dhe besueshmërisë, duke ndihmuar në zhvillimin e standardeve të reja që ndikojnë në rritjen e cilësisë dhe besueshmërisë së matjeve të rrjedhjes në nivel ndërkombëtar;

📌 përputhshmërinë ndërkombëtare të metodologjive të matjeve të rrjedhjes, që është e rëndësishme për tregti, siguri dhe ndihmën në zgjidhjen e problemeve teknike;

📌 zhvillimin e politikave dhe rregulloreve, duke siguruar që këto të jenë të qëndrueshme dhe të përshtatshme për nevojat e industrive dhe shoqërive në vend;

📌 promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke krijuar mundësinë për bashkëpunim dhe shkëmbim njohurish me institucione të tjera ndërkombëtare metrologjike dhe shkencore, që janë thelbësore për zhvillimin e metrologjisë.

Pjesëmarrja në Komitetin Teknik të Rrjedhjeve është e rëndësishme për zhvillimin dhe forcimin e bazave të metrologjisë, si dhe për zhvillimin e standardeve ndërkombëtare që ndikojnë në shumë fusha të ekonomisë dhe industrisë.

Shpërndani në rrjete sociale: