Mbi pjesëmarrjen në trajnimin “Certifikimi i sistemit të kontrollit sasior të paketuesve të parapaketimeve me shenjë konformiteti (e)”

Emërohet Drejtori i Përgjithshëm i DPM-së
mars 18, 2025
Mbi pjesëmarrjen në Komiteti Teknik të Rrjedhjeve
prill 5, 2025

Më 18 – 19 Mars 2025, stafi i Sektorit të Parapaketimeve, të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë (DPM) mori pjesë në trajnimin me temë “Certifikimi i sistemit të kontrollit sasior të paketuesve të parapaketimeve me shenjë konformiteti (e)”, zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Metrologjisë në Talin, Estoni.

Kjo eksperiencë do të shërbej për:

📌 rritjen e nivelit të njohurive dhe aftësive për të zbatuar dhe mbajtur sisteme të kontrollit sasior që sigurojnë se produktet përmbushin kërkesat dhe standardet e përcaktuara;

📌 sigurimin e konformitetit me rregulloret ndërkombëtare;

📌 rritja e besueshmërisë dhe transparencës, tek konsumatorët dhe autoritetet;

📌 përputhshmëria me praktikat më të mira dhe teknikat e fundit për menaxhimin e sistemeve të kontrollit sasior;

📌 zhvillimin e industrive të veçanta, të tilla si: prodhimi, transporti dhe tregtimi, ku saktësia dhe besueshmëria janë çelësi për suksesin në treg.

Shpërndani në rrjete sociale: