Mbrojtja e Konsumatorit

Një ndër misionet e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë është mbrojtja e konsumatorëve, nëpërmjet organizimit të kontrollit të instrumenteve matës në fushat e transaksioneve zyrtare dhe tregtare, mbrojtjes së shëndetit, mjedisit dhe sigurinë teknike, si dhe kontrolli sasior i parapaketimeve;

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë bashkëpunon ngushtësisht me Inspektoriatin Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut në vendin tonë, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe
shoqatat/organizatat në mbrojtje të konsumatorëve. DPM periodikisht organizon fushata për ndërgjegjësimin e publikut.

 

Konsumatori është i lutur që të mos hyjë në marrëdhënie tregtie me tregtarë që përdorin instrumente matëse të pakontrolluara nga DPM, pra që nuk kanë të vendosur në vend të dukshëm shenjën e verifikimit ligjor. Ju lutemi, të denonconi pranë DPM-së të gjitha abuzimet që ndeshni në fushën e metrologjisë.

car rental tirana real estate saranda