Menaxhimi i Cilësisë

Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë – SMC

Në emër të Republikës së Shqipërisë, DPM është nënshkruese e Marrëveshjes Ndërkombëtare të Komitetit Ndërkombëtar të Peshave dhe Masave, për njohjen e ndërsjellë të standardeve kombëtare të matjeve, certifikatave të kalibrimit dhe rezultateve të matjeve, të lëshuara nga Institutet Kombëtare të Metrologjisë (CIPM MRA). Njohja e ndërsjellë e certifikatave nën CIPM MRA bazohet në besimin në performancën e SMC, të mbështetur nga rezultatet pozitive të matjeve krahasuese ndërkombëtare, në të cilat DPM merr pjesë rregullisht. Për të rritur besimin, Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë së DPM u vlerësua në Shkurt 2019 nga një audit ndërkombëtar në kuadër të Komitetit Teknik për Cilësinë të EURAMET. Institucionet kombëtare të metrologjisë (anëtare te EURAMET) të përfshira në këtë projekt shprehën besimin e tyre të plotë në Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë së DPM dhe në aftësinë e tij për të përmbushur kërkesat e Marrëveshjes së CIPM MRA. Cdo vit, DPM raporton pranë Komitetit Teknik për Cilësinë EURAMET (EURAMET TC-Q) mbi performancen e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë së DPM.

Në prill 2019 DPM prezantoi me sukses SMC-në bazuar në kërkesat e rishikuara të standardit SSH ISO/IEC 17025:2017 dhe të CIPM MRA. Ky prezantim është një arritje dhe sukses për metrologjinë shqiptare pasi konsiston në njohjen ndërkombëtare të DPM-së dhe plotësimin e parakushtit për të deklaruar aftësitë matëse dhe kalibruese (CMC) për fushat e aktivitetit të saj.

DPM ka publikuar aftësisë matëse dhe kalibruese për fushën e Masës, Presionit dhe Volumeve.

Në vijim, ky prezantim do të mbulojë në terma afat-shkurtër 1-2 vjeçarë edhe laboratorë të tjerë të DPM-së si ai i gjatësisë dhe temperaturës.

Politika e Cilësisë së DPM

Qëllimi i politikës së cilësisë së DPM është që në interes të sistemit kombëtar të metrologjisë në Republikën e Shqipërisë dhe të përmbushjes së nevojave afatgjata të vendit; dhe në përputhje me detyrimin për të siguruar në mënyrë efikase implementimin e Sistemit të Njësive të SI dhe për të siguruar shërbime metrologjike të njohura ndërkombëtarisht për fushat e matjes me rëndësi për vendin; DPM të implementojë dhe mirëmbajë në mënyrë të vazhdueshme Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë në drejtim të forcimit të besueshmërisë në të, bazuar në kërkesat dhe parimet e standardit SSH EN ISO/IEC 17025:2017 dhe të CIPM MRA.Deklarata e Politikës së Cilësisë është lëshuar nga Drejtori i Përgjithshëm i DPM

car rental tirana real estate saranda