20 Maji është Dita Botërore e Metrologjisë
Metrologjia, shkenca e matjes, është aq e vjetër sa qytetërimi njerëzor ajo vazhdon të ndryshoj vazhdimisht, ajo vazhdon përshpejtimin përpara dhe vazhdon të jetë dinamike.
Eshtë me të vërtetë interesante te jesh pjesë e kësaj pune shumë dinamike që ne e quajmë “Metrologji”.
Dita Botërore e Metrologjisë është festa vjetore e nënshkrimit të Konventës se Metrit më 20 Maj 1875 nga përfaqësuesit e shtatëmbëdhjetë kombeve. Konventa vendosi kornizën për bashkëpunim botëror në shkencën e matjes dhe në kërkesat e saj industriale, tregtare dhe shoqërore. Qëllimi origjinal i Konventës se Metrit – Uniformiteti në mbarë botën e matjes – mbetet edhe sot po aq i rëndësishem sa ishte dhe në vitin 1875.