

Në datat 25-29 gusht u zhvillua në Tiranë takimi i parë i Grupit të Punës për rishikimin e kuadrit ligjor për Metrologjinë, me qëllim përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE.
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë në këtë proces jetik mbështetet nga ekspertja ndërkombëtare e nivelit të lartë Ms. Katarina Tatranska, mundësuar nga @unidoalbania, me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane🇨🇭
Metrologjia, si shkenca e matjes – është garancia e konsumatorit, e tregtisë dhe konkurrencës së ndershme.
Me përditësimin e kuadrit ligjor për Metrologjinë, Shqipëria po afrohet gjithnjë e më shumë me standardet e BE, duke mbështetur bizneset vendase të konkurrojnë në kushte të barabarta në tregjet europiane dhe globale.
Kjo nismë ndërmerret në kuadër të @GQSPAlbania, mbështetur nga #SECO – State Secretariat for Economic Affairs.
A post shared by Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë 🇦🇱 (@dpm.gov.al)