Në kuadër të masave paraprake për parandalimin e përhapjes së virusit Covid 19 dhe në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave, DPM (Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë), ju informon se deri ne date 03.04.2020 do marrë masat e mëposhtme:
– shtyrjen e shërbimeve të verifikimit dhe kalibrimit të instrumenteve matës të planifikuara për këtë periudhë,
– vetëm në raste të domosdoshme do ofrohet shërbimi nëpërmjet kontaktit fizik, ku punonjësit do te pajisen me mjete mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre,
– kërkesat për shërbime për subjektet dhe qytetarët do të ofrohen nëpërmjet platformave si posta shqiptare, adresës elektronike zyrtare dhe shërbimeve online,
– dokumentacionet e cfarëdollojshme do të përcillen nëpërmjet postës ose sistemit online ose nëpërmjet dërgimit në mënyrë elektronike ne adresat e meposhtme:
DPM: metrology@dpm.gov.al
Sektori i Shërbimit nr. 1, Tiranë: erion.madani@dpm.gov.al
Sektori i Shërbimit nr. 2, Fier: dashamir.disha@dpm.gov.al
Sektori i Shërbimit nr. 3, Lezha: pjeter.noka@dpm.gov.al
Sektori i Shërbimit nr. 4, Korca: roland.kodra@dpm.gov.al
Aktiviteti i DPM do vazhdoje normalisht, po me staf te reduktuar. Për cdo përditësim të kësaj situate, ju lutem qëndroni në kontakt me web tone (www.dpm.gov.al) dhe me rrjetet sociale.