Pjesmarrje e Drejtorisë të Përgjithshme të Metrologjisë ne aktivitetin e EURAMET-it M.FF-K4.1.2016 ‘‘Ndërkrahasim volumor për enë 20 L’’

Testimi i instrumenteve mates te alkoolit ne frymemarrje
korrik 28, 2016
Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise ka implementuar sistemin e menaxhimit te cilesise ne perputhje me S SH ISO/IEC 17025:2006
tetor 17, 2016

Sektori i Volumeve  në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, është duke marrë pjesë në aktivitetin e Euramet-it, përkatësisht në ndërkrahasimin kyc ‘Ndërkrahasim volumor për enë 20 L’ realizimi i të cilit u vendos në Takimin Vjetor të Komitetit Teknik të Rrjedhjeve në Maj 2015 në  Boras (Suedi). Komiteti vendosi që Instituti Italian i Metrologjisë (INRIM) dhe Instituti i Metrologjisë Portuguse (IPQ) do të organizonin këte ndërkrahasim kyc si laboratorë bashkëpunues pilot. Aktiviteti EURAMET-it M.FF-K4.1.2016 do të realizohet në periudhën 2016 – 2017, ku do të marrin pjesë rreth 21 shtete të rajonit e Europës.

 

 

Aktualisht DPM është duke realizuar matjet të cilat konsistojnë në përcaktimin e volumit të ujit që standarti transferues prej 20 L

është në gjendje të japë pas një periudhë 60 sek të pikimit në temperaturën referuese 20 °C. Kjo pjesmarrje do ti sigurojë DPM-së, përkatësisht laboratorit të volumeve, deklarimin e aftësive matëse kalibruese (CMC) për enët standarte volumore, të vlerësuara dhe të njohura ndërkombëtarisht me ndërkrahasim në KCDB të BIPM-së.

Shpërndani në rrjete sociale:
car rental tirana real estate saranda