Pjesmarrje ne nderkrahasim laboratorik

Komiteti Teknik i Rrjedhjes, prill 2019
prill 26, 2019
Sapo janë publikuar aftësitë matëse dhe kalibruese të Laboratorit të Masës në Byronë Nderkombetare të Peshave dhe Masave (BIPM). Çertifikatat e kalibrimit të lëshuara nga ky laborator do të njihen ndërkombëtarisht.
qershor 1, 2019

Pjesmarrje e Drejtorisë të Përgjithshme të Metrologjisë ne aktivitetin e EURAMET-it ‘‘Ndërkrahasim volumor për  balon  qelqi 100 mL dhe mikropipete plastike variabel 1000 µL’’

 

Sektori i Volumeve  në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, është duke marrë pjesë në aktivitetin e EURAMET-it, përkatësisht në ndërkrahasimin për balon  qelqi 100 mL dhe mikropipetë plastike variabël 1000 µL. Ky ndërkrahasim është pjesë  e projektit  të PTB ‘’Fondi Rajonal i Konsulencës për Infrastrukturën e Cilësisë. Pjesmarrës në këte aktivitet janë Instituti Grek i Metrologjise si laborator pilot dhe Instituti i Metrologjisë së Bosnjë Hercegovinës.

Aktualisht laboratori i volumeve në DPM është duke realizuar matjet të cilat konsistojnë në përcaktimin e volumit të ujit që standartet kanë në temperaturën referuese 20 °C. Kjo pjesmarrje do ti sigurojë DPM-së, përkatësisht laboratorit të volumeve, deklarimin e aftësive matëse kalibruese (CMC) në fushën e volumeve.

Shpërndani në rrjete sociale: