Studentja e ekselencës, znj. Valbona Dina i bashkohet stafit të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë (DPM).

Takimi i Grupit të Punës WELMEC WG6 “Për Parapaketimet” 2019
mars 19, 2019
Komiteti Teknik i Rrjedhjes, prill 2019
prill 26, 2019

Studentja e ekselencës, znj. Valbona Dina i bashkohet stafit të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë (DPM). Në zbatim të VKM Nr. 766, datë 26.12.2018 “Për punësimin e studentëve të ekselencës në institucionet e administratës shtetërore, pjesë e shërbimit civil për vitin 2019”, DPM ka mirëpritur studenten e ekselencës, e cila me anë të platformës “Punë të Mbarë” është rekrutuar për një periudhë një vjeçare pranë drejtorisë tonë. Studentja e rekrutuar pranë këtij pozicioni është specialiste pranë Sektorit Juridik, Komunikimit dhe Integrimit, në Drejtorine e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve në DPM.

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë i uron punë të mbarë znj. Dina!

Shpërndani në rrjete sociale: