Drejtoria e Metrologjise Ligjore

Misioni i Drejtorisë së Metrologjisë Ligjore është të mbrojë qytetarët nga matjet e pasakta nëpërmjet kontrollit metrologjik ligjor të instrumenteve matëse në fushat e transaksioneve ekonomike, mbrojtjen e ambientit, mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë teknike.

Drejtoria e Metrologjisë Ligjore, në nivel kombëtar, është e organizuar në 4 Sektorë Shërbimi si vijon:

  • Sektori i Shërbimeve nr.1, i cili ushtron aktivitetin e tij në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
  • Sektori i Shërbimeve  nr. 2, i cili ushtron aktivitetin e tij në qarqet Fier, Berat, Vlorë, Sarandë dhe Delvinë.
  • Sektori i Shërbimeve  nr. 3, i cili ushtron aktivitetin e tij në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Dibër.
  • Sektori i Shërbimeve  nr. 4, i cili ushtron aktivitetin e tij në qarqet Korçë dhe Gjirokastër.

Shërbimet metrologjike që ofron DML-ja:

  • Njohje miratim tipi e instrumentëve matëse ligjerisht të kontrolluara që importohen (përpara hedhjes ne treg dhe vënies në përdorim të tyre), që nuk janë objekt i markimit CE.
  • Verifikim fillestar dhe periodik të instrumentëve matëse.
  • Kontroll të subjekteve që prodhojnë, ambalazhojnë ose importojnë produkte të parapaketuara.

 

Miratimi i tipit të instrumenteve ligjërisht të kontrolluara:

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë miraton tipin e instrumentit matës në përputhje me rregulloren e ministrit, kur ai plotëson kërkesat teknike dhe metrologjike të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për kërkesat teknike dhe metrologjike për instrumentet matëse ligjërisht të kontrolluara.

 

Verifikimi fillestar i instrumenteve matëse ligjerisht të kontrolluara:

Instrumentet matëse të vendosura në treg, që kanë miratim tipi, i nënshtrohen verifikimit fillestar përpara se të përdoren. Gjate verifikimit fillestar, kontrolli duhet të përcaktojë nëse:

  1. a) instrumenti matës është i tipit të miratuar dhe në përputhje me të;
  2. b) instrumenti i përket një kategorie të përjashtuar nga tipi i miratuar dhe, në këtë rast, nëse përmbush kërkesat teknike dhe funksionale

 

Verifikimi pasardhës i instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara.

Verifikimi përiodik i instrumenteve matëse duhet të kryhet sipas intervaleve të verifikimit të percaktuara për tipet e ndryshme të instrumenteve matëse. Intervalet e ri-verifikimit parashikohen nga rregulloren e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

 

Instrumentet matëse që i nënshtrohen kontrollit metrologjik ligjor:

Në bazë të Ligjit Nr. 126, datë 15.10.2020 “Për Metrologjinë”, instrumentet ligjërisht të kontrolluara janë ata instrumente që përdoren për:

  • Transaksionet zyrtare dhe ekonomike, mbrojtjen e shëndetit, mbrojtjen e ambientit, rendin publik dhe sigurinë teknike.
  • Kontrollin e produkteve të para-paketuara dhe shisheve si enë matëse.

 

Kategoritë e instrumenteve matëse të cilat mbulohen nga metrologjia ligjore:

 

  • Peshore të llojeve dhe kapaciteteve të ndryshme
  • Gramarë të llojeve dhe kapaciteteve të ndryshme klasa M1, M2, M3
  • Peshore automobilistike
  • Masa vëllimore të llojeve dhe përmasave të ndryshme vëllimore
  • Kontalitra të shitjes me shumice të karburantëve
  • Taksimetra
  • Manometra të paisjeve të fryrjes së gomave të automjeteve,
  • Lloje të ndryshme produktesh të ngurtë dhe të lëngët.