Laboratori i Matjeve të Temperaturës

Shkalla Ndërkombëtare e Temperaturës (ITS-90) është miratuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Peshave dhe Masave në vitin 1989 dhe bazohet në 17 pika fikse.

Pikat fikse konsistojnë në substanca kimikisht të pastra të cilat mund të jenë në gjendje të shkrirë, të ngirë ose në tre faza njëkohësisht (avull, lëng dhe të ngurtë), dhe kanë vlera numerike të përcaktuara, të cilat janë vlerat më të mira të përafrimeve të temperaturës termodinamike T, në përputhje me rezultatet e matjeve të kryera në kohën kur ITS 90 u miratua.

formula final

temperatua graffik

Laboratori i temperaturës ka pajisje të cilat sigurojnë gjurmueshmërinë në Shkallën Ndërkombëtare të Temperaturës ITS-90. Pajisjet e laboratorit përdoren për transmetimin e njësisë së temperaturës nëpërmjet kalibrimeve me krahasim në diapazonin -80°C deri në 500°C.

Gjurmueshmëria e temperaturës termodinamike tek njësia e sistemit SI është siguruar nëpërmjet kalibrimit direkt të termometrave SPRT në pikat fikse ITS-90, nga Pika Trefishe e Argonit (-189.3442 °C) deri tek pika e ngrirjes të Aluminit (660.323 °C).

Detyrat primare të laboratorit të temperaturës janë:

• të sigurojë matje të gjurmueshme në Shkallën Ndërkombëtare të temperaturës ITS 90;
• të realizojë temperaturën në diapazonin ndërmjet pikës trefishe të mërkurit (-38.3844 C) dhe pikës së ngrirjes të zinkut (419.527°C);
• të transmetojë njësinë e temperaturës termodinamike nëpërmjet kalibrimit direkt të termometrave me rezistencë platini në pikat fikse të ITS 90 dhe nëpërmjet metodës së krahasimit duke përdorur mediume të ndryshme kalibrimi për diapazone të ndryshme temperature.

Në nivel primar laboratori disponon:

Pikën trefishe të mërkurit (-38.8344 °C) Pikën e ngrirjes të indiumit (156.598°C)
Piken trefishe të ujit (0.01°C) Pikën e ngrirjes të kallajit (231.928°C)
Pikën e shkrirjes të galiumit (29.7646°C) Pikën e ngrirjes të zinkut (419.527 °C)

Për realizimin e ITS-90 në këto pika përdoren furra të një saktësie të lartë, urë termometrike me saktësi < 0.1 ppm, model F18 dhe termometra standard me rezistencë platini SPRT.

Në nivel sekondar laboratori kryen kalibrime të termometrave të ndryshëm si termometra me lëng në qelq, termometra industrialë me rezistencë, termometra digjitalë/termometër me lexim analog, kalibrim të banjove, termostateve, dhomave klimatike, inkubatorësh etj.

Për të mundësuar këto shërbime laboratori disponon:

  • Termometër me rezistencë Standarde Platini SPRT;
  • Urë temometrike AC model, F700B;
  • Urë termometrike AC model F18;
  • Rezistenca standarde 10 Ω , 25 Ω and 100 Ω, 300 Ω si dhe banjo termostatike me vaj për mirëmbajtjen e rezistencave standarde;
  • Banjo kalibrimi me alkool për temperaturat e ulta (diapazoni – 80 °C deri në +110 °C);
  • Banjo për mirëmbatjen e pikës trefishe të ujit (diapazoni – 5 °C deri në +110 °C);
  • Banjo kalibrimi me vaj silikon (diapazoni + 40 °C deri në +300 °C);
  • Banjo kalibrimi me kripë (diapazoni +200 °C deri në + 550 °C);
  • Termometra standardë me rezistencë platini Pt100,
  • Termoçifte
  • Multimetra/Volmetra

Laboratori ka implementuar Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë sipas SSH ISO/IEC 17025:2017 me objektiv vetëdeklarimin e aftësive matëse dhe kalibruese (CMC) në nivel primar dhe akreditimin e laboratorit në nivel sekondar.

Laboratori ka marrë pjesë në këto projekte ndërkrahasimesh laboratorike:

  • Ndërkrahasim Bilateral ndërmjet NQIS/E.IM – DPM “Kalibrim me krahasim i PRT 100Ω” EIM-TEM-51 në diapazonin -50 °C deri në 250 °C;
  • Ndërkrahasim Bilateral ndërmjet NQIS/E.IM – DPM “Kalibrim me krahasim i termometrit me lexim të drejtpërdrejtë” EIM-TEM-52 në diapazonin -50 °C deri në 250°C;
  • Ndërkrahasim Bilateral ndërmjet NQIS/E.IM – DPM “Kalibrim me krahasim i termometrave me lëng në qelq ” EIM-TEM -58 në diapazonin -50°C deri në 0°C ;
  • Ndërkrahasim Bilateral ndërmjet NQIS/E.IM – DPM “Kalibrim me krahasim i termometrave me lëng në qelq” EIM-TEM-59 në diapazonin 0°C deri në 250°C.