

💡A e dini se Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë kryen verifikimin e dozatorëve për produktet e parapaketuara⁉️
Dakort, por çfarë duhet të dimë ne si konsumatorë🤔
1️⃣Ku përdoren dozatorët?
🥤Në prodhimin e pijeve me shishe
🧴Në paketimin e detergjentëve dhe produkteve kozmetike
🍯Në linjat e paketimit për vaj, qumësht, mjaltë, salca etj
💊Në farmaceutikë dhe suplementë ushqimorë
🛢️ Në industri teknike (vajra motorikë ose kimikate të parapaketuara)
2️⃣Pse është i rëndësishëm verifikimi?
✔️Siguron që çdo shishe, kuti apo qese përmban sasinë e deklaruar në etiketë
✔️Mbron konsumatorin nga mbipagesa për një sasi më të vogël
✔️Krijon besim mes blerësit dhe prodhuesit
❗️Vëmendje❗️
Verifikimi i dozatorëve nga ana jonë ju siguron se pesha e cilësuar në etiketën e produkteve të parapaketuara si p.sh “500 ml” apo “1 kg”, është e saktë✅
☝️po paguani ekzaktësisht për çdo gramë/ml sipas etiketës🧾, asnjë gramë më pak apo më shumë!
A post shared by Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë 🇦🇱 (@dpm.gov.al)