
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë(DPM), u përfaqësua në këtë takim nga Ejona Dara dhe Polikseni Zhulati, specialiste të Sektorit të Matjeve Dimensionale.
Takimi vjetor organizohet si pjesë e bashkëpunimit teknik në Shoqatën Evropiane të Instituteve Kombëtare të Metrologjisë (EURAMET), në të cilën DPM është anëtare me të drejta të plota prej vitit 2010.
Pjesëmarrja në këtë takim ishte e rëndësishme në kuadër të:
🔸Forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve kombëtare të metrologjisë në nivel evropian;
🔸Shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e metrologjisë;
🔸Ofrimit të mundësive për përfshirje në projekte/ndërkrahasime të përbashkëta kërkimore;
🔸Harmonizimit të standardeve dhe procedurave metrologjike në përputhje me praktikat evropiane;
🔸Rritjes së rolit dhe prezencës së DPM në rrjetin Europian të Metrologjisë.
A post shared by Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë 🇦🇱 (@dpm.gov.al)