20 Maj 2025 – Dita Botërore e Metrologjisë

Fëmijët e stafit vizitojnë ambienet e punës së prindërve pranë DPM-së.
korrik 11, 2025
Mbi pjesëmarrjen në ngjarjen madhore të organizuar nga Byroja Ndërkombëtare e Peshave dhe Masave (BIPM), me rastin e 150-vjetorit të Konventës së Metrit.
korrik 11, 2025

Sot, në përvjetorin e 150-të të Konventës së Metrit, nderojmë themelin mbi të cilin ndërtohen besimi, bashkëpunimi🤝ndërkombëtar🌎dhe zhvillimi i qëndrueshëm♻️nëpërmjet matjeve të sakta.

“Matjet për të gjitha kohërat, për të gjithë njerëzit” nuk është vetëm një slogan, por një reflektim i rolit jetik që luan metrologjia në jetën tonë të përditshme, nga siguria ushqimore, tek teknologjia, shëndetësia dhe tregtia globale.

Shqipëria e përfaqësuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, është anëtare e asociuar e Byrosë Ndërkombëtare të Peshave dhe Masave (BIPM) prej vitit 2007 dhe aspiron së shpejti anëtarësimin me të drejta të plota, në përputhje me standardet globale🌎në shërbim të zhvillimit kombëtar🇦🇱.

Anëtarësimi i Shqipërisë me të drejta të plota në BIPM është një hap strategjik me rëndësi për ekonominë dhe të ardhmen Europiane të vendit, i cili kontribuon në:

✅njohjen ndërkombëtare të sistemeve tona të matjes,
✅rrit besueshmërinë e eksporteve,
✅na bën pjesë të vendimmarrjes globale për standardet metrologjike,
✅mundëson qasje në bashkëpunime shkencore elitare,
✅nxit zhvillimin teknologjik në vend,
✅garanton matje të sakta në fusha jetike dhe me ndjeshmëri publike, si shëndetësia, energjia dhe mjedisi.

Shpërndani në rrjete sociale: