📈 3-mujor me ritme të larta!
Prill – Qershor 2025 shënon një rritje prej 457% 📊 në realizimin e kalibrimit të termometrave, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
🎯 Kalibrimi është çelësi për saktësi, besueshmëri dhe kontroll profesional!
🧪 Laboratori për kalibrimin e instrumenteve të temperaturës në DPM garanton matje të sakta dhe të gjurmueshme për një gamë të gjerë instrumentesh.
Shërbimet tona përfshijnë kalibrim për:
🌡️ Termometra qelqi
📟 Termometra digjitalë & analogë
🔌 Termometra me rezistencë platini (PRT)
⚡ Thermoçifte (thermocouples)
🛁 Banja me lëng (baths)
🔥 Furra & termostate laboratorike
❄️ Inkubatorë
📦 Dhoma klimatike
🧱 Kalibratorë me bllok të thatë (dry block calibrators)
🏭 Kush i përdor këto pajisje?
Instrumentet që masin temperaturën janë të domosdoshëm në shumë sektorë teknikë dhe industrialë, përfshirë:
🔬 Laboratorët e analizave kimike dhe mikrobiologjike
🥫 Industria ushqimore dhe e pijeve – për monitorimin e temperaturës në prodhim, magazinim dhe kontroll cilësie
💉 Industria farmaceutike
🏭 Prodhimi industrial dhe përpunimi metalurgjik
📦 Sektori i paketimit të ushqimeve
🌡️ Institucione shtetërore që kryejnë kontrolle inspektimi dhe certifikimi
🧪 Qendra kërkimore dhe universitete teknike
🔍 Si funksionon kalibrimi në DPM?
📤 HAPI 1 – Dërgoni kërkesën në: info@dpm.gov.al
📅 HAPI 2 – Planifikojmë kalibrimin në mënyrë efikase
🔬 HAPI 3 – Instrumenti testohet me etalone të certifikuara ndërkombëtarisht
📄 HAPI 4 – Lëshohet Certifikatë Kalibrimi
🏷️ HAPI 5 – Instrumenti markohet me etiketë kalibrimi
🔥 Temperatura MATET – nuk hamendësohet!
📧Kontaktoni sot dhe bëni matjet tuaja më të sakta se kurrë!