💡A e dini se Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë kryen verifikimin e dozatorëve për produktet e parapaketuara⁉️

🔺Një kapitull i ri për produktet e para-paketuara shqiptare sapo ka nisur!
shtator 22, 2025
📏Kalibrim vs Verifikim – A i dini dallimet?
shtator 23, 2025

💡A e dini se Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë kryen verifikimin e dozatorëve për produktet e parapaketuara⁉️

Dakort, por çfarë duhet të dimë ne si konsumatorë🤔

1️⃣Ku përdoren dozatorët?

🥤Në prodhimin e pijeve me shishe

🧴Në paketimin e detergjentëve dhe produkteve kozmetike

🍯Në linjat e paketimit për vaj, qumësht, mjaltë, salca etj

💊Në farmaceutikë dhe suplementë ushqimorë

🛢️ Në industri teknike (vajra motorikë ose kimikate të parapaketuara)

2️⃣Pse është i rëndësishëm verifikimi?

✔️Siguron që çdo shishe, kuti apo qese përmban sasinë e deklaruar në etiketë
✔️Mbron konsumatorin nga mbipagesa për një sasi më të vogël
✔️Krijon besim mes blerësit dhe prodhuesit

❗️Vëmendje❗️

Verifikimi i dozatorëve nga ana jonë ju siguron se pesha e cilësuar në etiketën e produkteve të parapaketuara si p.sh “500 ml” apo “1 kg”, është e saktë✅
☝️po paguani ekzaktësisht për çdo gramë/ml sipas etiketës🧾, asnjë gramë më pak apo më shumë!

View this post on Instagram

A post shared by Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë 🇦🇱 (@dpm.gov.al)

Shpërndani në rrjete sociale: