

Në datat 12–16 tetor 2025, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë përfaqësoi Shqipërinë në 70-vjetorin e Organizatës Ndërkombëtare të Metrologjisë Ligjore(OIML), zhvilluar në📍Paris, Francë🇫🇷
DPM u përfaqësua denjësisht nga Znj. Oriela Shishi – Përgjegjëse e sektorit juridik, integrimit dhe komunikimit, Z. Roland Kodra – Përgjegjës i sektorit të shërbimit nr. 4, Korçë, dhe Z. Klodian Gjoni – Përgjegjës i sektorit të shërbimit nr. 3, Lezhë, në Drejtorinë e Metrologjisë Ligjore.
Gjatë 4 ditëve u zhvilluan disa aktivitete të rëndësishme:
🔹 70-vjetori i OIML
🔹 Takimi i 60-të i Komitetit Ndërkombëtar të Metrologjisë Ligjore (CIML)
🔹 Konferenca e 17-të Ndërkombëtare mbi Metrologjinë Ligjore
Fokus i veçantë i’u kushtua zhvillimeve më të fundit në fushën e metrologjisë ligjore, digjitalizimit të procedurave, si dhe u miratuan disa rezoluta në funksion të bashkëpunimin ndërkombëtar dhe harmonizimit të standardeve ligjore.
Pjesëmarrja në këto forume ndërkombëtare na mundëson:
✅ forcimin e pozicionit të Shqipërisë në metrologjinë ligjore globale
✅ nxitjen e bashkëpunimit teknik dhe shkëmbimin e përvojave
✅ mbështetjen e harmonizimit të legjislacionit kombëtar me standardet e OIML
✅ përmirësimin e infrastrukturës kombëtare metrologjike në përputhje me kërkesat e BE-së
Përmes standardeve ndërkombëtare🌍 ndërtojmë besim kombëtar🇦🇱
A post shared by Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë 🇦🇱 (@dpm.gov.al)