Në kuadër të Ditës Botërore të Metrologjisë 📏, në datat 20 – 22 maj 2025, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë mori pjesë në ngjarjen madhore të organizuar nga Byroja Ndërkombëtare e Peshave dhe Masave (BIPM) në Paris dhe Versajë 🇫🇷, me rastin e 150-vjetorit të Konventës së Metrit – themelit të bashkëpunimit ndërkombëtar për matje të sakta.
Shqipëria u përfaqësua nga Drejtoresha e Përgjithshme, znj. Alkida Llakaj dhe znj. Enera Malaj, shefe e sektorit të matjeve mekanike, duke qenë pjesë e diskutimeve mbi:
✔️Rolin e matjeve në shkencë, inovacion dhe tregti globale 🔬💡📦
✔️Sfidat e së ardhmes dhe zhvillimin e qëndrueshëm ♻️
✔️Standardet ndërkombëtare dhe besimin e ndërsjelltë 🤝🌐
Ky 150-vjetor na kujton se matjet nuk janë vetëm shifra – ato janë besim, saktësi dhe përparim ✅⚙️🚀
DPM rikonfirmon angazhimin e saj për të qenë një zë i besueshëm në metrologjinë botërore 🌎, përmes procesit të anëtarësimit të plotë në BIPM.