📢 Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM) ishte pjesë e trajnimit “Brandimi dhe Marketingu me Fokus Cilësinë”, në kuadër të Programit Global për Cilësinë dhe Standardet (GQSP Albania), i financuar nga SECO 🇨🇭 dhe zbatuar nga UNIDO 🌍
📍 Trajnimi u zhvillua në Korçë dhe bëri bashkë aktorë të zinxhirit të vlerës së:
– Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (MAP) 🌿
– Frutave dhe Perimeve (F&V) 🍎🥦
– Fermerë 👩🌾👨🌾
– Prodhues dhe përpunues 🏭
– Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB)🧪
– Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB) 🌱
🎯 Ky aktivitet kishte në fokus promovimin e shërbimeve të institucioneve të infrastrukturës së cilësisë 🏛️, në mbështetje të:
– Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) 🧑💼
– Zgjerimit të ndikimit në tregjet ndërkombëtare 🌐
✨ Prezantimi i shërbimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, përbën një vlerë të shtuar duke ndikuar në:
– Rritjen e ndërgjegjësimit mbi rolin e infrastrukturës së cilësisë⚙️
– Sigurimin e matjeve të sakta dhe të besueshme 📏📐 për instrumentet matëse që përdoren nga këto subjekte
🔄 Informimi i vazhdueshëm, forcimi i cilësisë 🛠️, mbarëvajtja e sigurisë 🛡️ dhe gjurmueshmëria e proceseve 🔍 të cilat krijojnë:
✅Mundësi për mirëfunksionimin e zinxhirit të prodhimit
✅Rritjen e besueshmërisë së produkteve shqiptare 🇦🇱
✅Forcimin e ndikimit në tregjet e BE-së 🇪🇺