Nga Loja tek Shkenca 👭👫👬

 Rezultatet Janar – Gusht 2025
shtator 29, 2025
Laboratori i Presionit është i vetmi laborator në Shqipëri që ruan dhe përdor etalonet kombëtare të presionit
tetor 7, 2025

Me kënaqësi të veçantë, stafi i Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë priti fëmijët e mrekullueshëm të shtëpisë “Zyber Hallulli”🫶

Ata ishin vizitorët e parë që çelën ciklin e aktiviteteve “Nga Loja tek Shkenca”, duke sjellë në laboratorët tanë buzëqeshje, pyetje plot kuriozitet dhe energji diellore🌞

Ky aktivitet është nisma jonë për të hapur dyert e institucionit dhe për t’i ofruar fëmijëve të moshës shkollore mundësinë të njohin shkencën nga afër, t’a shohin atë si mundësi dhe të ushqejnë bukur ëndrrat e tyre😇

Duke ndarë punën tonë me fëmijët, ne kontribuojmë në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), duke nxitur arsim cilësor, mundësi të barabarta dhe inovacion që ndërton një të ardhme më të drejtë e më të qëndrueshme për të gjithë.

Nga loja tek shkenca – nga kureshtja tek ëndrra – fëmijët janë matja më e saktë e së ardhmes❤️🩵🩷💛💜💙

View this post on Instagram

A post shared by Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë 🇦🇱 (@dpm.gov.al)

Shpërndani në rrjete sociale: