

🔷Ndërsa shkenca dhe teknologjia zhvillohen me ritme gjithnjë e më të shpejta, brezi i ri i specialistëve përballet me sfida të reja, nga transformimi digjital 💻 deri tek fushat në zgjerim si teknologjitë kuantike.
Programi i Praktikës Metrologjike BIPM–TÜBİTAK UME luan një rol të rëndësishëm në këtë drejtim, duke mbështetur specialistët përmes:
🧪 praktikave laboratorike,
💻 mësimit elektronik,
🎓 seminareve të udhëhequra nga ekspertë ndërkombëtarë.
Tashmë në ciklin e tij të tetë, programi i dha mundësinë pjesëmarrësve të thellojnë ekspertizën teknike, të fitojnë përvojë praktike ndërkombëtare dhe të zgjerojnë njohuritë mbi Marrëveshjen e Njohjes së Ndërsjellë të CIPM (CIPM MRA).
Cikli më i fundit, i nisur më 1 shtator 2025 me një kohëzgjatje prej 1 muaji, mblodhi në Stamboll 10 specialistë nga institute të ndryshme kombëtare të metrologjisë – nga Shqipëria, Azerbajxhani, Bosnje Hercegovina, Kolumbia, Egjipti, Malajzia, Norvegjia, Ukraina, Uzbekistani dhe Vietnami.
Shqipëria u përfaqësua në këtë program me një nga profesionistet më të devotshme – znj. Manjola Doka përgjegjëse e Sektorit të Temperaturës dhe Lagështirës në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë.
Çdo pjesëmarrës zhvilloi një projekt të dedikuar në laboratorët e TÜBİTAK UME dhe mori pjesë në sesione e seminare të organizuara nga ekspertë të BIPM dhe të vetë institutit pritës.
🤝 Duke pajisur profesionistët e brezit të ri me njohuri mbi praktikat më të mira ndërkombëtare, programi kontribuon drejtpërdrejtë në forcimin e instituteve kombëtare të metrologjisë dhe në zhvillimin e një sistemi global të matjeve gjithnjë e më të integruar dhe të besueshëm.
A post shared by Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë 🇦🇱 (@dpm.gov.al)