

⚖️ Laboratori i Masës
Laboratori i Masës është i vetmi laborator kombëtar në Shqipëri 🇦🇱 që ruan dhe mirëmban etalonet kombëtare të masës, duke garantuar gjurmueshmëri dhe besueshmëri për të gjitha matjet e masës në vendin tonë.
Alma Jarani🌺është një profesioniste e çmuar e ekipit tonë, me 18 vite eksperiencë pune në DPM, ajo mban pozicionin e përgjegjëses së Sektorit të Masës.
⚖️ Laboratori ruan dhe mirëmban etalonin kombëtar të masës (1 mg – 10 kg), ku realizohet gjurmueshmëria e njësisë së masës – kilogramit (kg) nga Sistemi Ndërkombëtar i Njësive (SI) deri te përdoruesit finalë.
Në laboratorin tonë kalibrojmë:
– Gramarë (1 mg – 20 kg) të klasave të larta të saktësisë;
– Peshore precize dhe analitike;
– Peshore industriale dhe tregtare të klasave I, II dhe III të saktësisë deri 150 kg.
Këto pajisje përdoren gjerësisht në:
– Laboratorët Kërkimor dhe Shkencorë të Universiteteve;
– Industrinë ushqimore & farmaceutike;
– Metrologjinë ligjore;
– Laboratorë testimi & kalibrimi;
– Industri dhe prodhim industrial.
🌍 Falë aftësive matëse dhe kalibruese (CMC) të deklaruara në BIPM, certifikatat tona njihen ndërkombëtarisht, duke garantuar krahasueshmëri dhe besueshmëri globale për çdo matje të masës.
A post shared by Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë 🇦🇱 (@dpm.gov.al)