Trashëgimia e Matjeve në Shqipëri – tani në një hapësirë muzeale!

👉Për herë të parë në 💯vite
shtator 24, 2025
DPM në shërbim kudo😊
shtator 26, 2025

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë me mbështetjen e institucioneve përkatëse, ka nisur një projekt unik për ndërtimin e Muzeut të Metrologjisë – një hapësirë ekspozuese me standarde bashkëkohore dhe qasje edukative që sjell historinë e matjeve në vendin🇦🇱tonë që nga viti 1922!

Nga peshoret tradicionale, matësat mekanikë e elektronikë, deri tek dokumente ligjore historike – gjithçka që tregon zhvillimin teknik, institucional dhe shoqëror të matjeve në Shqipëri, do të jetë pjesë e kësaj hapësire.

Muzeu do të jetë i hapur për:

– Nxënës & studentë
– Pedagogë & studiues
– Specialistë të fushës teknike

🙋‍♂️ Të dashur miq, nëse zotëroni instrumente matëse historike dhe dëshironi të bëheni kontributor në koleksionin e Muzeut të Metrologjisë, jeni të lutur t’i depozitoni objektet tuaja pranë ambienteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë.

Bëhu edhe Ti 🤝pjesë e ruajtjes së trashëgimisë së matjeve!

View this post on Instagram

A post shared by Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë 🇦🇱 (@dpm.gov.al)

Shpërndani në rrjete sociale: